Theret me thikë, pranga të dyshuarit

Një person është therur me thikë dje pasdite në Podujevë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, ndërsa menjëhërë ka reaguar Policia.
I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor, përderisa i dyshuari ka përfunduar në pranga të policisë.
Policia nuk ka raportuar për motivet e sulmit, ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor- Podujevë./Indeksonline/