Permet-Tropoje, 2 makina ne humnere, dy te vdekur dhe gjashte te plagosur
Moti i keq ne vend shoqerohet me permbytje dhe aksidente tragjike. Dy te vdekur dhe gjashte te plagosur eshte bilanci i dy ngjarjeve te ndodhura diten e djeshme ne Permet dhe Korce, ndersa policia shpalli ne kerkim nje prej shofereve, qe u arratis nga vendngjarja. Aksidenti me i rende ka ndodhur dje rreth ores 14:30 ne aksin Permet-Carshove, me nje te vdekur dhe dy te plagosur. Nje automjet ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne lumin Vjose, afer vendit te quajtur "Petra". Mjeti tip "Nissan", me targa greke, pasi ka dale nga rruga, ka perfunduar ne lume. Per pasoje drejtuesi i tij Vladimir Dashi ka humbur jeten ne vend, nderkohe qe jane plagosur rende dy pasagjeret miq te te ndjerit, Artan Vangjeli dhe Kudret Caushi. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise vendore, qe kane bere te mundur nxjerrjen e trupit te pajete dhe dy te plagosurve nga makina, ndersa kane vijuar hetimet ne lidhje me shkakun e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qene shpejtesia e mjetit dhe lageshtia ne rruge. Viktimat mesohet se udhetonin ne drejtim te Greqise. Nje tjeter aksident ka ndodhur mbremjen e djeshme ne aksin rrugor Qafe Mali-Fierze, ku mjeti tip "Audi" me targa angleze perfundoi ne humnere pasi doli nga rruga kryesore per shkak te lageshtires. Per pasoje mbeti i vdekur drejtuesi Man Dushaj, 40 vjec dhe u plagosen tre femije qe udhetonin me te ndjerin. Te plagosurit u derguan ne spitalin e Tropojes dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Ngjarja e fundit ndodhi ne vendin e quajtur bulevardi "Republika" ne Korce, kur Korado Kitani, 19 vjec, dyshohet se duke drejtuar mjetin tip xhip me targe KO 0034 A, eshte perplasur me mjetin motokarro "Piaxho", me targe KO 357 A, i drejtuar nga Yllson Sh., 56-vjec, i cili eshte plagosur dhe derguar ne spital. I dyshuari Kitani eshte larguar nga vendngjarja dhe ndaj tij, u ngriten dy akuza nga policia.