E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thesaret e fshehura te Europes

Në një videoklip prej më shumë se një minutë, të titulluar “Thesaret e fshehura te Europes” dhe i realizuar nga Komisioni Europian, jepet mesazhi për një inkurajim më të madh të të gjithë shikuesve europianë dhe ndërkombëtarë për të sfiduar perceptimin e tyre mbi vendet e Europës Juglindore, të cilat shpresojnë të aderohen sa më shpejt në familjen e madhe europiane. Në këtë realizim viziv, shfaqen edhe pamjet e mrekullueshme të historisë dhe arkeologjisë shqiptare. Nën sloganin “Kaq të ngjashëm, kaq të ndryshëm, kaq europianë”, metrazhi i shkurtër i realizuar nga BE, tregon se sa e bukur dhe surprizuese është kjo pjesë e Europës. Po! Rajoni është i ndryshëm dhe kjo e bën edhe më vibrues, emocionues dhe tërheqës. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›