E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontradiktat mes socialisteve dhe demokrateve trojka e ambasadoreve te Rama

Trojka e ambasadorëve ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Reforma zgjedhore, ajo parlamentare dhe ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve, ishin objekt i bisedës gjatë takimit. Ambasadori i Komisionit Europian, Etore Sekui në prononcimin e tij për mediat i bëri thirrje klasës politike shqiptare përshpejtimin e refromave, në funksion të integrimit europian të vendit.
 “Diskutuam me kryetarin e Partisë Socialiste për prespektivën e integrimit europian të Shqipërisë. Ne vume re se cfare mund të bëjmë për të arritur progres në reformat e nevojshme. Sic e dini në Nëntor kishte një arrëveshje për të arritur një progres në reformën elektorale dhe reformave në procedurat parlamentare rreth votimit të ligjeve me 3/5-at, tani është koha e duhur t'i përshpejtojmë këto procedura. Nëse ne jemi të gjithë të vendosur, që për të arritur rrugën e progresit drejt Bashkimit Europian, atëherë duhet të përshpejtohen reformat bazë”, u shpreh Sekui.
Partia Socialiste, nëpërmjet një deklarate për shtyp, bën të ditur se kryesocialisti Rama informoi tre ambasadorët rrugën e ndjekur nga forca politike që drejton drejt miratimit të këtyre reformave kyçe dhe nënvizoi se në mënyrë të veçantë zvarritja e Reformës Zgjedhore është tejet shqetësuese për opozitën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›