Thiago Silva Messi ndalohet duke iu lutur Zotit

Thiago Silva, mbrojtësi brazilian i Milanit, ka theksuar në një intervistë për Globoesporte.com se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ndalohet vetëm duke iu lutur Zotit.
“Messi është një lojtar shumë teknik dhe i shpejtë. Kur e ke përballë duhet të fillosh t’i lutesh Zotit për ta ndaluar. Gjithsesi, jemi Milani dhe e dimë që mund të mposhtim katalanasit”, ka theksuar mbrojtësi duke iu referuar ndeshjes së ditës së mërkurë, ku kuqezinjtë do të përballen me katalanasit në San Siro.
“Jemi dy shkolla të ndryshme futbolli, por shpresojmë që të fitojmë kundër ekipit më të mirë në botë. Tre pikët do të na japin mundësinë të përfundojmë në vend të parë në grup dhe të kemi një short më të lehtë më pas”, shtoi braziliani.
Përsa i përket zërave që e lidhin me një transferim të mundshëm tek Barcelona, Thiago Silva tha: “Nuk ka asgjë konkrete. Gjëja më e rëndësishme është që tek Milani jam i lumtur dhe dua të fitoj Ligën e Kampioneve me këtë ekip. Sigurisht që tundohesh kur të kërkon një ekip si Barcelona sepse janë më të mirët për momentin, por edhe Milani po pëmirësohet vit pas viti.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Rikthehet “Champions”
Roberto Mancini ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme skuadrën e tij, Manchester City, e cila do të provojë të jetë e para nga klubet europiane që fiton një ndeshje të tillë në San Paolo përball Napolit në këto 17 vitet e fundit. Trazira në ndeshjen Indonezi-Malajzi
Dy tifozë kanë humbur jetën pasi u shtypën nga turma në një stadium në Indonezi gjatë ndeshjes së futbollit mes Indonezisë dhe Malajzisë. Van Gal kërkon zgjidhjen e kontratës me Bajern
Luis Van Gal kërkon zyrtarisht zgjidhjen e kontratës me Bajernin e Mynihut. Trajneri holandez, që tashmë ka marrë detyrën e Drejtorit Sportiv te Ajaksi, është ende i lidhur me klubin gjerman me një kontratë që skadon në vitin 2012. Mancini: Napoli, një skuadër shumë e fortë
Napoli-Manchester City është një nga sfidat që do të tërheqin vëmendjen në këtë javë të pestë të Ligës së Kampioneve. Në San Paolo do të vihen përballë njëra-tjetrës dy skuadra që i kanë të mëdha shanset për të qenë mes 16 ekipeve më të mira të këtij aktiviteti. Champions, pritet me ankth sfida Milan-Barcelona
Milan dhe Barcelona janë dy prej skuadrave të cilat kanë lënë gjurmë në futbollin evropian. Në San Siro këto dy skuadra do të luajnë për vendin e parë në Grupin H. Për momentin ky pozicion mbahet nga Barcelona me 10 pikë, ndërkohë që Milani është në kuotën e 8 pikëve.
Lajmet kryesore
Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Arrestohet pronari i fishekzjarreve
Procedurat e reja të pasaportave
Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi
Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave
Sabri Godo shtrohet në spital