Shperthen aksidentalisht granata tek Kurumi humb jeten punonjesi

Humb jetën si pasojë e shpërthimit aksidental të një granate një punonjës i firmës turke Kurum. Ngjarja ndodhi në repartin e përpunimit të skrapit. Gjergj Bodurri 35 vjec ka ndërruar jetë pa arritur ende në spital si pasojë e plagëve të rënda të marra në të gjithë trupin. Metalurgu ka qenë duke sistemuar skrap në repartin përkatës kur ka gjetur një granatë mes hekurishteve të cilën e ka aktivizuar në mënyrë të pa vullnetshme. Sipas të dhënave paraprake rezulton se gjithcka ka ndodhur aksidentalisht pasi granata e dorës ndodhej mes hekurishteve të skrapit.