Blanchett dhe Hawkins në filmin e ri të Woody Allenit

Hawkins, e cila është e njohur për rolin e saj në filmin e Mike Lee, "Happy Go Lucky", dhe e cila luajti një rol të vogël në filmin e Allenit "Casandras Dream" do të aktrojë "neurotikën që është argëtuese dhe paksa e pagdhendur."
Ylli i serisë "TheHangover", Brady Cooper, gjithashtu do të shfaqet në film, ndërsa Blanchett së bashku me Sally Hawkins, do të kenë rolin kryesor në këtë film. Filmi do të duhet të fillojë me xhirimet gjatë kësaj vere në San Francisko dhe New York.
Allen, i cili këtë vit ka fituar një Oscar për skenarin më të mirë origjinal të filmit "Midnight In Paris”, muajin e kaluar prezantoi filmin më të ri të tij, "To Rome With Love" në të cilën luan me Penelope Cruz.
Ndërsa muaj më parë sipas uebfaqes së mirënjohur të lajmeve të showbizit, “Hollywood Reporter”, australiania do të bëhet regjisore.