Thirrja nën armë e terroristit norvegjez Breivik

Për hir të argumentit, le të supozojmë që: Politikani hollandez Gert Wilders “ka të drejtë” që mbështet idenë se Europa është “në fazat e fundit të Islamizimit”. Anders Breivik, vrasësi norvegjez është totalisht i çmendur, tha Wilders: “mënyra sesi ky psikopat ka abuzuar me betejën kundër islamizimit, është një neveri e vërtetë dhe një “shuplakë në fytyrë” për lëvizjen anti-islamiste në mbarë botën”.
Ky supozim nuk është aq i sforcuar. Vrasja e më shumë se 60 të rinjve të pafajshëm në një kamp veror me një pushkë pas bombës nё Oslon qendrore, është diçka që shumica e njerëzve normale as qё do e çonin nё mend.
Po ta shikojmë nga një pikëpamje tjetër, ka shumë njërës qё edhe do tё kryenin akte terroriste, por gjithmonë duke u bazuar nё njё arsye; si pёr shembull, një grup të rinjsh që vendosin të kryejnë vetëvrasje dhe vrasje masive përmes linjave ajrore komerciale të publikut të gjerë ose nё ndërtesat në Nju-Jork dhe Uashington. Por as Breivik, as terroristët e 11 shtatorit tё 2001-it, nuk kanë vrarë pa arsye. Islamistët i shohin e shpjegojnë aktet e tyre të vrasjeve masive, jo si ndodhi tё çastit ose si një marifet personal për publicitet; por si një taktikë në një luftë të shenjtë kundër perëndimit mëkatar.
Breivik, e sheh veten si një luftëtar të anës tjetër. Qëllimi i tij bazohet nё mbrojtjen e Perëndimit nga islamizimi. Armiqtë e tij nuk janë vetëm myslimanët, por elitat liberale perëndimore, dhe fëmijët e tyre; të cilët po shkatërrojnë nga brenda Europën, si rrjedhoje e “miksimit” tё tyre me kulturat dhe racat e tjera, qё sipas tij janë inferiorë, pra përmes “multi-kulturalizmit” dhe “marksizmit kulturor”.
Në fakt, ajo që Breivik shkroi në manifestin e tij, i titulluar “Deklarata Europiane e Pavarësisë”: është pak a shumë ajo që populistët si Gert Wilders thonë. Natyrisht, ka pasur edhe shumë gjëra të tjera në këtë manifest tё famshëm, si fantazitë për ringjalljen e Tempullore (luftëtareve) mesjetarë. Por nё këtë rast Wilders u tregua i zgjuar dhe e distancoi shpejt veten nga metodat e dhunshme tё Breivik-ut. Në të vërtetë, vetëm një politikan europian i krahut të djathtë, Francesco Speroni i Lidhjes Veriore italiane (Lega Nord), e cila është pjesë e Qeverise sё Berluskonit, ishte i përgatitur për ta mbrojtur Breivik-un. Speroni pohoi se, idetë e Breivik “janë në mbrojtje të qytetërimit perëndimor”. Pra, sa seriozisht duhet ti marrim arsyet ideologjike, që (vrasësit si Breivik dhe terroristët e 11 shtatorit) “thërrasin” për të justifikuar vrasjet e tyre?
Disa vjet më parë, shkrimtari gjerman Hans Magnus Enzensberger publikoi një ese tepër tërheqëse në lidhje me “humbësin radikal”. Humbësit Radikal janë kryesisht të rinjtë që janë kaq të tërbuar nga mungesa e tyre e sociale, ekonomike dhe mungesa e vetë-respektit, saqë janë indiferente për çfarë do lloj gjëje që i rrethon, saqë bëhen të aftë për një vepër vetëvrasëse të shkatërrimit në masë. Çdo gjë mund të shkaktojë një akt të tillë: refuzim nga një vajzë, një pushim nga puna, dështimi nё një provim.
Dhe ndonjëherë vrasësit bazohen ne arsyetime ideologjike: pastrimin e Islamit, duke luftuar për komunizmin apo fashizmin, ose për tё shpëtuar perëndimin. Këto ideale nё veçanti mund të jetë edhe tё parëndësishme. Por ata thjesht i përdorin për tё justifikuar aktet e tyre terroriste. Nëse një humbës radikal është në humor për të vrarë, do tё përdorë çdo lloj arsye,qofte kjo edhe tё parëndësishme.
Ndoshta. Por a do të thotë kjo se nuk ka ndonjë lidhje mes të” deklaruarve” dhe pikëpamjeve tё klerikëve radikale, politikanëve dhe akteve tё cilat janë kryer në “emër” të këtyre mendime? Për këto vrasje, ne nuk duhet tё diskreditojmё Wilders dhe mendimin e tij ,vetëm se Breiviku vrasës, ka deklaruar një admirim kundrejt tij. Faktikisht, nuk ka asgjë tё paarsyeshme, ose vrasëse, rreth mendimit se multikulturalizmi është një nga tё metat ideale, apo se konfliktet islamike me pamje moderne të Europës Perëndimore të gjinisë se barazisë apo të te drejtat tё homoseksualëve, apo tё emigracionit në masë do të shkaktojë konflikte serioze sociale. Këto pretendime filluan të bëhen nga konservatorë tё respektuar madje dhe nga disa Social Demokratë, në vitin 1990. Ata reaguan kundër një themelimi liberal tё “vetëkënaqur”, themelim apo “institucion” i cili tentoi të eliminoje të gjitha mendime kritike rreth emigracionit, besimeve joperëndimore dhe traditave si racizmi dhe fanatizmi.
Por, ndërsa nuk kishte asgjë të keqe nё thelb, nё diskutimin pёr pasojat sociale
nga emigracioni në shkallë të gjerë tё vendeve myslimane, disa populistë në Holandë, Danimarkë, Francë, Gjermani, Belgjikë, Britani, dhe vende të tjera, “shkuan me tej” temës. Wilders, në veçanti, i pëlqen të flasë me terma apokaliptike, duke thënë se “dritat po fiken për Europën”, dhe për “mbijetesën e lehtë nё Perëndim”.
Dhe problemi nuk është vetëm një tendosje e veçantë e Islamit revolucionar e të dhunshëm, por vetë Islami si fe. E traditë: “Nëse ju doni të krahasoni Islamin me ndonjë gjë, atëherë krahasoheni atë me komunizmin dhe socializmin kombëtar, thotë një “ideologji totalitare”.
Kjo është gjuha e luftës ekzistenciale, lloji më i rrezikshëm. Në të vërtetë, terminologjitë e Luftës së Dytë Botërore janë duke u ringjallur me paramendim. Ata që kundërshtojnë me “armiqësi radikale” të gjitha format e Islamit janë “bashkëpunëtorë” me “Islamo-fashistët”. Për disa, 11 shtatori i 2001-ës, ishte i ngjashëm me 1938-ën, ose me 1940-ën. Mbijetesa e civilizimit perëndimor është në rrezik. A nuk është kjo një thirrje retorike e rrezikshme, si një shtytje indirekte për tё marrë armët e për tё luftuar?
Për të qenë të sigurt, as Gert Wilders e as blog-erët anti-islamistё në Shtetet e Bashkuara, të tillë si Spencer dhe Pamela Scott Geller (dy prej të cilëve ishin cituar gjerësisht në manifestin e Breivik-ut), nuk kanë bërë thirrje për dhunë fizike.
Por shkrimet dhe deklaratat e tyre janë cituar e përdorur nё mënyrë “brilante” (histerike dhe të urrejtshme), duke nxitur një person me një mendje të paekuilibruar. Interpretimi i fjalëve tё tyre nga Breivik-ut, u bё në një mënyrë të çuditshme, bindëse e më racionale, duke u përpjekur tё bind disa tё “çmendur” si ai vёtё, qё lufta e fjalëve,nuk ёshtё e mjaftueshme.