Serbia e sotme si e “Jogurt Revolucionit”
Qeveria është përkrahur nga opozita dhe gjithë shqiptarët për aksionin në veri të vendit, për shtrirjen e sovranitetit në mbarë territorin e Kosovës. Aksioni i Qeverisë u përkrah edhe nga shumë miq tanë ndërkombëtarë, e veçmas nga Amerika mike. Çdo zmbrapsje e saj nga ky synim që është edhe e drejtë legjitime dhe dëshirë e popullit, do të ishte shumë e dëmshme për të ardhmen e këtij shteti i cili po përballet edhe me probleme të natyrës ekonomike. Me të drejtë ekziston droja së institucionet tona përpos verbalisht, faktikisht edhe kanë nisur të zbrapsen. Si duket institucionet tona të shtetit, po e përsërisin gabimin nga e kaluara, kur nuk reaguan ndaj draft-marrëveshjes së protokollit policor midis EULEX-it dhe Beogradit zyrtar pa praninë e shqiptarëve si palë imediate për nënshkrimin çdo marrëveshje kur bëhet fjalë për Kosovën. Nënshkrimi i marrëveshjes midis strukturës ushtarake të KFOR-it dhe Beogradit pa praninë e palës shqiptare është gabim i radhës i faktorit ndërkombëtar karshi Kosovës. Strukturat më të larta të KFOR-it as që është dashur të bisedojnë me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviqin dhe Goran Bodanoviqin të cilët ishin nxitësit kryesorë që kriminelët serbë vranë policin Enver Zymberin dhe dogjën pikën kufitare. Stefanoviq dhe Bodanoviq ishte dashur të arrestohen. Këta bashkë me disa udhëheqës të tjerë të strukturave kriminale serbe dhe dyshohet se me diplomatë rusë edhe organizuan armatosjen e serbëve në veri të Kosovës. Ky është skenar për luftë, sikurse e bënë këtë punë serbët në kohën e “Jogurt Revolucionit” kur haptazi i armatosën serbët në mbarë territorin e Kosovës. Prania e diplomatëve dhe e mercenarëve rusë përputhet katërcipërisht edhe me deklaratën e Sergei Lavrovit se Serbia duhet të ndërhyrë ushtarakisht ne veri, gjatë një vizite të para disa viteve në Mali të Zi. Tash duket qartazi se veriu i Kosovës, do të jetë vendi ku do të thyhen sërish shtizat ndërmjet Rusisë dhe Serbisë në njërën anë dhe shteteve perëndimore, apo më mirë të themi Amerikës në anën tjetër, sepse disa zyrtarë të lartë të BE-së edhe gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31 u shprehen kundër kësaj ndërhyrjeje, e disa e përmbajtën atë. Qëndrimi i tyre ishte dashur të jetë unanim në përkrahje të Kosovës, e cila edhe është pranuar nga shumica e shteteve që aderojnë në këtë strukturë evropiane. Serbia moti është deklaruar se gjoja i takon 15 përqindëshi i territorit të Kosovës. Doktrina e Garashaninit, e mbushur me mitomani të rrezikshme se gjoja populli serb është më i vjetri në botë, e broçkulla të tjera, ka mbetur platformë për serbët edhe sot. Kjo logjikë miope e dominimit të një kombi mbi kombin tjetër është ana më e mbrapshtë e natyrës njerëzore. Tek Serbia, Nacertania, si doktrinë kombëtare përmbante substratin e përhershëm të shtetit serb, si ideologji nacionale në Serbi. Për Serbinë në listën e aleancave ishte Rusia, konsekuencë e lidhjeve të gjakut. Aspiratat dhe orekset kombëtare të Serbisë në dekadën e fundit të shekullit që lamë pas, por edhe në fillim të këtij shekulli është zgjerimi i saj me territore të huaja. Ajo gjatë historisë edhe e kishin bërë një zgjerim të tillë të territorit. Se jetëgjatësia dhe stabiliteti i një shteti të krijuar në mënyrë artificiale është i shkurtër është rasti i ish-Jugosllavisë. Askush më shumë se banorët e sotëm të ish-Jugosllavisë nuk mund të dëshmojnë për pasojat e doktrinës së nacionalizmit serbomadh. Serbia është dhunuesja e 20 viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor. Por, Shqipëria dhe Kosova si dy shtete shqiptare në hapësirat ballkanike tashmë janë gurët që nuk mund të luhen lehtë nga hegjemonistët serbë. Të punosh për kombin tënd nënkupton ta zhvillosh atë në mënyrë demokratike dhe duke prodhuar forcimin e tij. Duke u nisur prej kësaj, çdo vend mund të negociojë e të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Kjo maksimë nuk vlen vetëm për shovinistët serbomedhenj të Tadiçit me kompani, të cilët edhe përkundër se kemi hapëruar në shekullin 21 nuk kanë hequr dorë nga grabitja e tokave të huaja. Bota demokratike do të duhej edhe një herë tjetër me vendosmëri t’i kundërvihej planit të Serbisë për krijimin e Serbisë së Madhe. Zaten, ndërkombëtaret për ta ndaluar pikërisht këtë gjë edhe kishin ndërhyrë në Bosnjë dhe në Kosovë kundër forcave fashiste të kryekriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit. Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës. Duke e përdorur forcën kundër këtij shteti ende me logjikë mesjetare, parandalohet edhe një tragjedi e re me pasoja të mëdha jo vetëm për rajonin …
...