Thirrje për projekte në QKKF dhe Teatrin e Kukullave

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë si dhe Teatri i Kukullave shpalli thirrjen për projektet artistike për vitin 2025.
QKKF dhe Teatri i Kukullave njoftuan të gjithë krijuesit për hapjen e procedurës së aplikimit për projekte të reja artistike për periudhën janar-dhjetor 2025. Të gjithë krijuesit, regjisorët, skenaristët, muzikantët, skenografët e kostumografët, mund të çojnë projektet e tyre artistike në kategoritë:
- Shfaqje teatrale me kukulla për fëmijë +3 vjeç
- Muzikale me kukulla dhe/ose fëmijë
- Shfaqje teatrale për moshat 10-13 vjeç, 14-16 vjeç
- Shfaqje teatrale me kukulla/fëmijë për fëmijët me aftësi ndryshe
- Koncerte/ spektakle muzikore dedikuar 1 qershorit, festave të nëntorit dhe festave të fundvitit
Projektet për këto dy institucione kulturore dedikuar fëmijëve do të dorëzohen brenda periudhës 20 janar-28 shkurt 2025 dhe dosja duhet të përmbajë: skenarin e plotë; konceptin regjisorial; skicat e skenografisë së shfaqjes (për shfaqjet me skenografi); skicat e kukullave (për shfaqjet me kukulla) etj. /j.p/
1 nga 5