Turi “Ji krenar që je shqiptar” në qytetin e Durrësit
Përpara qindra mbështetësve të çështjeve kombëtare, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi bëri thirrje që të gjithë të deklarohen shqiptar në censusin e popullësisë. Amendamentet e PDIU-së, sipas tij gargantuan që nuk do të ketë abuzime dhe tashmë shpresa e fundit e Athinës është që shqiptarët të mos deklarohen.
“Që kombi shqiptar të arrijë të marrë atë që meriton, duhet medoemos të unifikohemi dhe mbi të gjitha të deklarojmë me krenari atë që jemi. Ky census është vetëm beteja jonë e parë, të tjera më të vështira do të na presin. Amendamentet e PDIU-së garantuan që nuk do të ketë abuzime me këtë proces. Por, sot të gjithë me një zë, duhet të ulim edhe pritshmërinë e fundit e të zhgënjyerve të Athinës. Tashmë, ata e dinë se nuk mund ta shtojnë artificialisht numrin e grekëve në Shqipëri, për shkak të amendamenteve tona. E vetmja shpresë që u ka mbetur është të ulet numri i shqiptarëve. Prandaj më lejoni t’ju bëjë një thirrje, që buron në zemrën e çdo shqiptari të vërtetë: Mos e moho Origjinën e vërtetë! Mos e shit Identitetin kombëtar! Mos e shkel Amanetin e të parëve! Dil e Deklarohu shqiptar në regjistrim! Ji krenar që je shqiptar!” deklaroi Idrizi. Kreu i PDIU-së theksoi se amendamentet e kësaj force janë i vetmi mjet garancie për këtë process dhe fatmirësisht me këtë ide janë bashkuar tashmë të gjitha forcat kombëtare.
“I vetmi mjet garancie është zbatimi i përpiktë i amendamenteve tona, që tashmë janë detyrim ligjor. Kemi dëgjuar kohë pas kohe thirrje për të grisur formularin, për të mos u deklaruar në formular, apo për të bojkotuar tërësisht procesin nga ana e shqiptarëve. Me plot gojë, mund të themi se kjo vetëm kombit tonë nuk i shërben. Mund të jetë mjet faktorizimi për forca të ndryshme, por në asnjë rrethanë nuk i shërben shqiptarëve. Kur diskutuam rreth këtij skenari, me intelektualë patriotë që janë pranë PDIU-së, na rezultoi se do të ishte kundërproduktiv", tha Idrizi.
Amendmanetet e PDIU që janë pjesë e ligjit përcaktojnë që kushdo që do të deklarohet si i një kombësie tjetër në një kohë kur në regjistrin e gjendjes civile është shqiptar do të penalizohet. INSTAT do të shënojë në statistikat e veta që personi në fjalë është shqiptar dhe një gjobë 1 milionë lekë do të paguhet nga ai që ka dhënë një deklarim të rremë. /Start/
2011-10-13 09:01