Kapet djali i Muamar Gadafit?

Disa prej figurave të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit thanë për agjencitë e lajmeve se Mutassim Gaddafi është kapur në vendlindjen e kolonel Gadafit, në Sirte.
Megjithatë, zyrtarët në bastionin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit nuk mund të konfirmojnë pretendimet, të cilat kanë bërë që në shumë qytete të shpërthejë festa.
Forcat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit thonë se pas luftimeve të ashpra kontrollojnë pjesën më të madhe të Sirtes.
Korrespondentët e BBC-së raportojnë se edhe më parë ka pasur njoftime false lidhur me kapjen e figurave të larta të Gadafëve, përfshi edhe djalin e kolonel Gadafit, Saif Al-Islam Gadafin./Start/
2011-10-13 08:52