Eja sikundër je

Imazh nga filmi "Blow up" i Michelangelo Antonionit
Elsa Demo
Tiranës i erdhi radha të organizojë takimin e grupit të punës që bën zgjedhjen paraprake të prodhimeve kinematografike të Rajonit që mund të shfaqen në programet e Berlinales. Nga 13 deri më 17 nëntor, Anna Hoffman, Bernd Buder dhe Nikolaj Nikitin këqyrin 130 filma artistë të gjatë e të shkurtër, dokumentarë e të animuar. E pastaj marrin përgjegjësinë për të raportuar cilët janë ato vepra që kanë cilësinë për të hyrë në programet e edicionit të 62-të të Berlinales, 9-19 shkurt 2012. Raporti i treshes, secili prej tyre është njohës i kinemasë së një gjeografie të caktuar, nga Amerika Latine, në Evropë, deri në Lindjen e Largët, është baza për gjykimin final të komiteteve përzgjedhëse.
Majlinda Tafa e marrëdhënieve me jashtë për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, e cila organizon takimin thotë se me përjashtim të Sllovenisë, grupi i punës po vizionon në Tiranë rreth 130 filma, prodhime të vitit 2010 që nuk kanë pasur premierë ndërkombëtare. Këtë radhë ka rritje mbi 30% të prodhimit filmik në Rajon. Nëse vitin e kaluar nga Shqipëria hyrë në fazën preselektive me 3 prodhime, këtë vit janë 7 filma. Natyrisht nuk mund të krahasohemi me Serbinë dhe Kroacinë që marrin pjesë me mbi 30 filma.
Në këtë proces parazgjedhor janë futur Pharmakon i Joni Shanajt dhe Out of touch i Andi Delianës, të dy e kanë vepër të parë,, Gentian Koçi me një dokumentar mbi rrethimin e Akademisë Marubi. Mund të ndodhë që asnjë prej tyre të mos zgjidhet nga ky grup, ashtu siç ka gjasa që një film i rekomanduar nga preselektorët, të cilët janë specialistë me vite përvojë në këtë punë, të pranohet në Berlinale.
Një informacion për vendimin e këtij grupi pune mund të dalë javën e parë të dhjetorit.
Në takimin e djeshëm me kineastë, producentë, përfaqësues të qendrave kinematografike nga Rajoni, treshja e specialistëve vuri në dukje disa parime dhe kritere që një film të hyjë Berlinale qoftë në programet e projeksioneve, qoftë si projekt që kërkon producentë.
Çfarë kërkojnë festivalet dhe çfarë sugjerojnë audiencat e tyre?
Bernd Buder thotë se audienca dhe marketet e festivaleve duket se presin nga Rajoni një kinema e cila, qoftë politikisht qoftë estetikisht, merret me veten, me çështje dhe tema të Ballkanit. Ai personalisht kërkon filma jashtë klisheve të historisë apo të përditshmërisë, që trajtojnë histori lokale por i shkojnë në thellësi shoqërisë. Qëllimi është që këta filma të rrokin një audiencë ndërkombëtare. Sepse kinemaja që vjen nga Evropa Lindore apo nga kjo pjesë e Evropës që ju i përkisni, jo gjithnjë receptohet lehtë nga publiku ndërkombëtar.
Nikolaj Nikitin kujton një përvojë të afërt nga vizionimi i filmave në Moskë. Ai nuk do donte të shihte përsëri një film mbi Luftën e Parë Botërore apo LDB, apo një përshtatje nga Pushkini, Gogoli, pra një kinema që do ti interesonte dhe do të kuptohej vetëm nga audienca ruse. Festivali i Berlinit shet afro gjysmë milion bileta, vetë Berlini është një qytet multikulturor. Kështu që e vetmja këshillë që mund të jepnim është: presim një histori që është e lidhur me vendin tuaj, një film që është i kthjellët, i qartë për atë që flet, në mënyrë që publiku përtej Shqipërisë të komunikojë me kinemanë tuaj. Po marr shembull Falja e gjakut që një temë shqiptare e trajton shumë qartë për një publik ndërkombëtar. Me fjalë të tjera, të jesh në gjendje të komunikosh në një rreth të gjerë pa qenë nevoja të shesësh art, pa prostituar, pa bërë filma që mund ti pëlqenin Perëndimit.
Përzgjedhësit e Berlinales kanë shijet e tyre por ata janë përgjegjës edhe para shijeve të publikut, thotë Nikitin. Spektatorët blejnë bileta dhe ne duhet ti sigurojmë që bashkë me kënaqësinë që marrin, të komunikojnë dhe të hyjnë brenda artit të kinemasë.
Në këtë mënyrë për të hyrë në Festivalin e Berlinit, nuk ka rëndësi në cilin program, Forum, Panorama, Konkurrim po se po, i nënshtrohet një selektimi të rreptë dhe shumë të kujdesshëm. Festivalet e tjera do ti zgjidhnin vetiu filmat që shfaqen premierë në Berlinale.
Në këtë festival shfaqen rreth 400 filma, kryesisht premiera evropiane. Me rëndësi është që Berlinale frymëzon një dialog për komunitetin botëror të filmit, me programet, diskutimet dhe për ata që duan të realizojnë veprën e ardhshme, Tregu i Bashkëprodhimeve të Berlinales ofron mundësinë për tu takuar me producentë me profil të spikatur dhe të sigurt, nga Spanja, Franca, Italia, Gjermania, apo nga ndonjë vend, të cilët sërish do kërkonin projekte që sjellin histori të forta nga vendet e Evropës Juglindore.
Në Berlinale 2011 Shqipëria u përfaqësua në Forum me Amnistia i Bujar Alimanit që u vlerësua dhe me çmim. Falja e gjakut një prodhim amerikan me temë shqiptare hyri në konkurrim dhe u vlerësua për Skenarin më të mirë. Ndërsa aktori Nik Xhelilaj për interpretimin në prodhimin gjermano-shqiptar Shqiptari u vlerësua një nga 12 talentet e aktrimit për Evropën, Shooting Star 2010.
Ekrem Kryeziu: Ata kërkojnë diçka që filmi im nuk ua ofron
Regjisori nga Kosova Ekrem Kryeziu erdhi në këtë takim sepse filmi i tij është në shqyrtim nga ekipi i Berlinales. Kodi i jetës në rast se nuk ka shans të zgjidhet, atëherë do të bëjë jetën normale, do të ketë premierë në fund të dhjetorit ose në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Sepse është një film për eksodin me dhunë të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1998-99. Regjisori 78-vjeçar, i njohur më së shumti në Shqipëri ai autor i dramës Epoka para gjyqit, ka përshtypjen se filmi i tij nuk ofron atë që kërkojnë komitetet e festivaleve të mëdha si Berlini.
Përse e thoni këtë?
Sepse festivalet evropiane nuk dëshirojnë as të lëndojnë as të provokojnë, nuk i pëlqejnë emocionet e forta. Mua kjo më duket një gjë e çuditshme.
Filmi juaj është i emocioneve të forta?
Ky është një film për Kosovën. Bota duhet ta dijë çfarë ka përjetuar Kosova. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1998-99. Pikërisht ky eksod që e përjetoi populli shqiptar dhe masakrat që u bënë, në njëfarë mënyre Evropës nuk i pëlqejnë, iu ngjallin brejtjen e ndërgjegjes, për arsye se ata kanë heshtur. Po vazhdon, Mitrovica është ende në njëfarë mënyre në flakë, për shkak të politikës së gabuar që Evropa ka ndjekur ndaj Kosovës.
Prej sa kohësh nuk kishit realizuar film?
Në format kinematografik i fundit ka qenë më 1980, pastaj ka qenë faza e burgut, e anatemimit. Në vitin 90 kam filluar të prodhojë me format për tu shfaqur në viodeokaseta, sepse në Kosovë ska pasur as kinema, as prodhim filmik.
Ishte si një sfidë?
Kodi i jetës është shkruar në tri vjet. Si në gjithë filmat e mi unë i shkruaj vetë historitë. Te Kodi i jetës kap një gamë të gjerë të kulturës shqiptare, ku preken dy religjionet islam dhe katolik. Të gjitha këto që po ju them janë realizuar përmes metaforave.
Nuk mendoni që filmat ballkanik vuajnë nga mungesa e një gjuhe të drejtpërdrejtë?
Parimisht, film im niset nga një metaforë globale që është metafora e ringjalljes. Të gjithë personazhet janë në kërkim të një qetësie.
Me sa para është realizuar?
Filmi u xhiruan dy vjet. Doja t;i kishte të aktor stinët e vitit. Ka skena masive me 3000 figurantë. Është prodhim i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe shtëpisë sime filmike Labia. QKK ka financuar 240 mijë euro. Kemi kërkuar ndi