E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PR në Shkodër: PD manipuloi votat tona, nuk dimë cila është shtëpia jonë

SHKODER – Kryetari i Partisë Republikane në Shkodër, Namik Kamberi pretendon se Partia Demokratike ka manipuluar votat e këtij subjekti politik në qarkun e Shkodrës. Sipas Kamberit, PR ka argumente të forta që vërtetojnë manipulimin e votave.

“Kemi argumente për manipulim votash nga vetë PD. I bëjmë thirrje PD-së të lexojë mirë votën. Tani nuk dimë cila është shtëpia jonë. Do të rishikojmë pozicionin tonë në Këshillin Bashkiak.”- deklaroi Kamberi.

Edhe kandidati i PR-së në Shkodër, Gasper Kokaj akuzon komisionerët e PD-së për manipulime me procesverbalët.

Ka pasur tendenca për vjedhje votash. Janë manipuluar procesverbalet. Jemi të vendosur të mbrojmë çdo votë.”- deklaroi ai. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›