E Diel, 1 Nëntor 2026

Thjeshtohen procedurat e check-in për bagazhet në Aeroportin e Tiranës

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë janë thjeshtuar më tej procedurat e check-in për bagazhet, duke lehtësuar ndjeshëm përvojën e udhëtarëve para nisjes.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, aeroporti bën të ditur se tashmë procesi kryhet në disa hapa të thjeshtë dhe të shpejtë, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke rritur efikasitetin në terminal.

Sipas TIA-s, udhëtarët duhet të ndjekin këto hapa: peshimin e bagazhit, skanimin e kartës së imbarkimit, printimin e etiketës dhe më pas dorëzimin e bagazhit në sportelin përkatës të check-in.

Sipas autoriteteve të aeroportit, këto lehtësira synojnë të përmirësojnë shërbimin ndaj pasagjerëve dhe të përshtaten me fluksin në rritje të udhëtimeve ajrore, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›