Forcat Speciale Shqiptare stërvitje të përbashkët me homologët e Shteteve të Bashkuara në Zall-Herr

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Nën mbikëqyrjen e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara, operatorët e Forcave Speciale Shqiptare zhvilluan gjatë këtij muaji një stërvitje intensive të fokusuar në lëvizje dhe zbulim në ambientet e Regjimentit të Forcave Speciale, Zall-Herr.
Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se trajnimi u përqendrua në operimin në terren kompleks, në ruajtjen e fshehtësisë gjatë lëvizjes dhe në rritjen e aftësisë së njësisë për të vepruar pa u zbuluar, duke identifikuar dhe neutralizuar kërcënimet në mënyrë efektive.
Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me forcat aleate dhe synon forcimin e gatishmërisë operacionale, rritjen e saktësisë në veprime dhe përmirësimin e ndërveprimit në mbështetje të misioneve moderne të operacioneve speciale, të udhëhequra nga parimi se askush nuk lihet pas dore.
1 nga 9/j.p/r.e/