E Diel, 1 Nëntor 2026

Thomai: Zgjedhjet, plotësuan standartet demokratike

Zgjedhjet vendore të 8 majit plotësuan të gjitha standartet demokratike, duke treguar një ecuri pozitive. Ndonëse sfidat janë të mëdha, pas vrojtimit të situatës paszgjedhore nga trojka e ambasadorëve, forcat politike, duhet të jenë ato të cilat duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre.
 

Kështu deklaroi Tokli Thomai, zv.ministër i Bujqësisë, i cili përcoi idenë se klasa politike duhet të plotësojë këto standarte, duke përqafuar këtë skemë, atë të numërimit dhe vlerësimit të votës së shenjtë.
 

Duke mos u larguar nga ambienti politik, zv.ministri vuri në dukje dhe rolin e LSI-së, si palën e tretë politike më të rëndësishme ne vend. Për të, LSI-ja është një force e kosoliduar, duke arritur fitoren në 24 njësi vendore.
 

Përpos kësaj, biseda u ndal dhe në kontributet në bujqësi, sikurse Thomai theksoi se një ndër prioritetet kryesore është dhe për të mbështetur fermerët me anë të kreditimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›