E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD paralajmëron protesta

Ndërsa Gjykata e Tiranës liroi të enjten nga qelia dy protestuesit që ishin në tubimin kundër presidentit Vuçiç dhe që dogjën flamurin serb, PD e opozitë paralajmëroi protesta. 
“Duam t’i bëjmë me dije Ramës, protestat nuk do të ndalen. Askush dhe asgjë nuk mund të cenojë vendimin e sovranit demokrat. Lulzim Basha është thjesht një deputet. Vendimi u ratifikua nga 44 mijë demokratë” tha deputetja e PD Albana Vokshi e pranishme në gjykatë. 

Vokshi tha se “Qëndrimin e gjykatës e përshëndesim, por arrestimi është i paligjshëm, nuk ka prova për arrestimin e dy qytetarëve. Hetimi të jetë objektiv dhe të mos marrin urdhra nga Rama”. Sipas saj “Të dy qytetarët që morën pjesë në protestën e organizuar nga PD-ja e rithemeluar kanë shprehur me anë të gjestit të tyre, protestën ndaj mini-shengenit dhe planet famëkeqe të Ramës. Shqiptarëve të Preshevës s’u lejohet përdorimi i flamujve shqiptarë dhe analistë të Kosovës merren në pyetje nga sigurimi serb, Edi Rama arreston protestuesit” tha deputetja e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›