Thyen lejen e burgut të Shën Kollit, arrestohet në Tiranë i dënuari për grabitje
TIRANE - Thyen lejen e burgut të Shën Kollit, arrestohet pas disa ditësh i dënuari për grabitje. Burime nga policia bëjnë të ditur se i dënuari Klajdi Llozhi kishte marrë leje nga burgu për të vizituar familjarët, por nuk është rikthyer në qeli në datën e përcaktuar.
Ai është larguar nga burgu disa ditë më parë, ndërsa është arrestuar sot në një banesë në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Mësohet se Klajdi Llozhi është dënuar për grabitje dhe duhet të kryente edhe 22 muaj burg. Arrestimi i Llozhit është kryer nga drejtoria e Burgut të Shën Kollit.
(er.nu/BalkanWeb)