Vlorë, zjarr në ashensorin e një pallati, banorët në panik
VLORE- Një zjarr në ashensorin e një pallati 12-katësh ka alarmuar banorët e Vlorës, në zonën e Skelës, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, banorët në panik kanë tentuar të dalin nga banesat, por ata që banonin në katet e larta e kanë pasur të pamundur të dalin për shkak të tymit që kishte mbushur edhe shkallët.
Zjarrfikëset janë njoftuar menjëherë sapo ka rënë zjarri, dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke lokalizuar flaket.
Policia po punon për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.
(m.s/BalkanWeb)