E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjike në Gjermani, 63-vjeçari vret dy fëmijët e tij, gruan dhe motrën

Gjermani – Tragjedi familjare në Reutlingen: 63-vjeçari vret gruan, motrën dhe dy djemtë, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Reutlingen të Gjermanisë, ku një 63-vjeçar vrau katër anëtarë të familjes së tij dhe më pas i dha fund jetës. Sipas policisë gjermane, të gjitha viktimat janë qëlluar me armë zjarri.

Viktimat janë motra e autorit, 60 vjeçe, bashkëshortja e tij, 57 vjeçe, si dhe dy djemtë e çiftit, të moshës 27 dhe 29 vjeç. Trupat e tyre u gjetën në vende të ndryshme të qytetit.

Ngjarja u zbulua kur një kujdestar social gjeti të vdekur 60-vjeçaren në banesën e saj të martën në mëngjes. Pas këtij zbulimi, policia nisi menjëherë hetimet duke identifikuar 63-vjeçarin si personin kryesor të dyshuar.

Ulrich P. unternahm einen mörderischen Streifzug durch den Landkreis Reutlingen um tötete an verschiedenen Orten vier Familienangehörige.https://t.co/PDt6rhu4Qu pic.twitter.com/G0wGwit3UM

— InBerlin ???? (@SchmittiBank) November 26, 2025

Forcat speciale të policisë kryen një operacion në shtëpinë e tij, ku gjetën të vdekur autorin dhe bashkëshorten e tij, të dy të qëlluar me armë. Pranë trupit të 63-vjeçarit u gjet edhe arma e përdorur, por ende nuk është konfirmuar nëse ai kishte leje për të, ndonëse ishte me profesion gjuetar.

Në një tjetër ndërtesë u gjetën edhe trupat e dy djemve të tij, duke konfirmuar kështu një tragjedi familjare me pesë viktima.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet e këtij krimi të rëndë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›