E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet armëpushimi në Gaza

Një ushtar izraelit raportohet të jetë vrarë të martën në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, në atë që besohet se ka qenë një sulm i palestinezëve të cilët duket se e kanë thyer tashmë mareveshjen për armëpushim të arritur një javë më parë ndërmjet izraelit dhe hamasit. Ushtria izraelite bëri të ditur së një bombë shpërtheu pranë trupave izraelite nnë kufi, në afërsi të vendkalimit Kissufim. Burimet ushtarake nuk kanë dhënë komente të hollësishme, por sipas televizionit al Arabia, një ushtar ka mbetur i vrare dhe tre te tjerë janë plagosur. Agjensitë ndërkombëtare konfirmojnë se ky eshte rasti i parë me pasojë vdekjen për izraelitet, që kur Izraeli i dha fundluftimeve dyditore mbi territorin e Hamasit. Më pas, në të njëjtën zonë ku ndodhi sulmi i parë, një sulm izraelit ka provokuar vdekjen e një palestinezi. Bëhet e ditur se viktima mund të jetë një fermer. Ndërkaq burime te shtypit palestinez në Khan Yunes përgënjeshtrojnë lajmin se aviacioni izraelit ka ndërmarrë paraditen e së martës një sulm ajror

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›