Studentët e Shkencave Sociale protestojnë për kushtet në fakultet
Fakulteti i Shkencave Sociale ka nisur serinë e protestave për mjediset mësimore. Të rinjtë u kërkojnë autoriteteve më të larta të arsimit t'u sigurojnë kushte të denja për procesin mësimor, pasi me largimin e tyre nga godina përkatëse e fakultetit për shkak të sigurisë teknike, ata po zhvillojnë mësim në kushte sklandaloze. Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale refuzojnë të paguajnë taksën vjetore të shkollimit në shenjë proteste, deri sa të sistemohen në një mjedis të mirëfilltë edukimi dhe me kushte të pranueshme. Nërkohë që në mungesë të një përgjigjieje për kërkesat që ngrejnë kërcënojnë se do të përshkallëzojnë veprimet.Një ditë më parë studentëve të këtij fakulteti u është përcjell një urdhër për ta zhvilluar mësimin në universitetin bujqësor në Kamëz. Për shkak të largësisë ata refuzojnë ta zbatojnë këtë vendim, dhe thonë se do të bojkotojnë mësimin.