E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet fizika, i mundshëm kthimi në kohë

Shkencëtarët liderë thanë dje se zbulimi i grimcave sub-atomike që besohet se lëvizin më shpejt se drita, mund të çojë në një rivlerësim të teorive mbi formimin e kozmosit. Xhef Forshau, një profesor i fizikës së grimcave në Universitetin Manchester të Britanisë, tha për Reuters se nëse rezultati konfirmohet atëherë do të jetë teorikisht e mundur të dërgosh informacion në të shkuarën. Me fjalë të tjera, udhëtimi në kohë në të shkuarën do bëhej i mundshëm… edhe pse kjo nuk do të thotë se ne do të nisim të ndërtojmë makina kohe tani afër. Instituti kërkimor CERN afër Gjenevës tha se matjet gjatë tri viteve të fundit kanë treguar se neutrinot kanë rrjedhur në një receptor në Gran Sasso, Itali, me një mesatare prej 60 nanosekondash më shpejt se sa do të kishte arritur drita, një diferencë e vogël, por që mund të minojë teorinë speciale të Albert Ajnshtajnit, të vitit 1905, mbi relativitetin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›