Zyrtarët i grabisin shqiptarët 15 herë më shumë se hajdutët
Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, në një sondazh për llogari të OKB-së, rezulton se shqiptarët grabiten shumë më shpesh nga zyrtarët e shtetit se nga hajdutët. Kështu, vetëm 2.9 përqind e shqiptarëve thonë se kanë rënë pre e vjedhjes nga një hajdut, 0.3 thonë se janë grabitur me dhunë. Në të kundërt të saj, plot 19.3 përqind thonë se janë grabitur nga zyrtarët e shtetit. Në këtë mënyrë, në Shqipëri ke 15 herë më shumë mundësi që të biesh pre e një grabitësi me kollare se i një hajduti. Në pyetjen se nga janë të rrezikuar shqiptarët, ata thonë se nuk e kanë problem vjedhjen e sendeve, vjedhjen me thyerje, agresionin apo kërcënimin, por kanë më problem grabitjen që u bëjnë zyrtarët.