E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Ti je heroi im”, aktori Ben Stiller takohet me Presidentin Zelensky

Aktori Ben Stiller, njëherësh ambasador i vullnetit të mirë i OKB për refugjatët (UNHCR), gjatë vizitës së tij në Ukrainë, është takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky. Sipas BBC, Stiller i tha presidentit ukrainas se ai ishte heroi i tij dhe e komplimentoi atë për karrierën e mëparshme të aktrimit.

Më 18 qershor, Stiller takoi refugjatët ukrainas në Poloni, të cilët u detyruan të ikin nga lufta përtej kufirit, për të nxjerrë në pah nevojat e tyre. Një ditë më pas, më 19 qershor, Stiller vizitoi  Lviv-in.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›