Zv.kryeministrja e Ukrainës: Rusia po mban në burgje 1500 civilë ukrainas

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka deklaruar se Rusia po mban në burgje më shumë se 1500 civilë ukrainas. Vereshchuk bëri thirrje që civilët që po mbahen si robër lufte të lirohen, raporton The Guardian.
“Më shumë se 1500 civilë mbahen në burgjet ruse – ata janë në Rostov, Kursk, ata janë në burg, ata po mbahen si robër lufte, megjithëse nuk duhet të jenë robër lufte… Ata duhet të lirohen”, tha Vereshchuk gjatë një konference televizive.
/rtsh.al/