Tico: Rritet me 11% buxheti për bujqësinë

Rritet me 11 përqind buxheti për bujqësinë dhe ky buxhet do të fokusohet për çështjen e infrastrukturës të ujitjes dhe të kullimit. Kështu deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Iva Tico. Sipas saj përparësi ky projekt buxhet i miratuar së fundmi do t'i japë ndërhyrjes në rrjetin kullues dhe ujitjes në zonat bujqësore si në Ultësirën Perëndimimore dhe në rajonin e Korçës.
Përsa i përket gjenjdjes së krijuar nga reshjet e shiut ditët e fundit Tico u shpresh se gjendja më e përkeqësuar ka qenë në zonën e Lezhës ku ka pasur përmbytje më të mëdha. Gjithsesi vazhdoi ajo nuk janë evidentuar dëmtime të kulturave të të mbjellave bujqësore, kjo edhe sepse jemi ende në mes të sezonit të mbjelljes së kulturave të vjeshtës.
Gjendja po vëzhgohet me kujdes vazhdoi më tej Tico dhe gjithë bordet e kullimit janë në gadishmëri, me personelin dhe mjetet e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar.