E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS "kundër" dekreteve të hapura

Mbledhja e deputeteve socialiste nisi me mungesen e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rames dhe zgjati me pak se zakonisht. Sipas njoftimit per shtyp deputetët diskutuan mbi qëndrimin e deritanishem te mazhorances për zgjidhjen e krizës politike duke e konsideruar ate refraktar dhe bllokues. Ndryshimet e rregullores se Kuvendit qe do te votohen ne seancen e rradhes ne parlament, moren pjesen me te madhe te kohes ne diskutime. Vota kunder ndryshimeve eshte e vendosur, pasi socialistet jane kunder dy momenteve ne ndryshimet e propozuara.

Deputetet socialiste thone se demtohet rende privatësia e votes se deputetit ne faktin qe parashikohet votim i hapur dhe jo i fshehte kur behet fjale per dekretet qe vijne nga presidenti Bamir Topi. Socialistet argumentojne se kjo synon kontrollin e plote mbi te gjithe deputetet. Ne anen tjeter socialistet kundershtojne degjesat disa ditore per kandidatet per gjykates si nje cenim i pavaresise se tre pushteteve. Ne fjalimet e tyre ne Kuvend deputetët socialistë do ta konsiderojnë këtë akt të mazhorancës një hap më shumë për thellimin e krizës politike drejt institucioneve kushtetuese.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›