Tifozët e Cityt të tronditur, Mahrezit i rrjedh gjak nga koka

Ndeshja e Premier Ligës mes Manchester Cityt dhe Arsenalit ka bërë që lojtarët e Guardiolës të triumfojnë me rezultatin 4-1. Dominimi i Qytetarëve u vendos që në pjesën e parë me De Bruyne dhe Haaland që dukeshin të papërmbajtshëm për Topçinjtë. Ndeshja u karakterizua nga tensione dhe shkëndija në fushë, me tifozët e skuadrës kundërshtare të cilët u tërbuan falë kthesës që mori ndeshja, episodeve në fushë dhe disa gjesteve të lojtarëve vendas. Kështu, nëse për tifozët e Artetës ndeshja ishte një vuajtje e vërtetë, ata të Cityt patën një fat tjetër me të vetmin shqetësim që erdhi gjatë festimeve për golin e katërt.
Teksa festonin golin e katërt të Haaland, tifozët e vëmendshëm të Manchester Cityt nuk mund të mos e dallonin gjakun në kokën e Mahrez. Shqetësimi dhe tronditja pushtoi fansat e Qytetarëve, por megjithatë gjithçka duket në rregull për Mahrezin, pavarësisht pamjeve të servirura…