Tifozet e Dyseldorfit - shembull i mire i luftes kunder dhunes ne stadiume

Dhuna ne stadiume - ky fenomen ka ekzistuar me pare edhe ne Dyseldorf. Nga fundi i viteve 80-te ne kete klub ka nisur nje projekt i tifozeve dhe prej atehere gjendja eshte qetesuar. Projekti me fansat angazhohet per evitimin e dhunes pohon bashkepuntori Benjamin Belhadj.
Prandaj shpesh perpiqemi qe gjerat ti zgjidhim para se te shkaktohet ndonje problem. Puna jone kryesore eshte qe ne ditet e ndeshjeve te zgjidhim per shembull situatat e mundeshme te konfliktit mes policise dhe tifozeve - para se te ndodhe ndonje problem me i madh thote ai.
Situate e qete edhe ne raste te nxehta
Kjo pune kryhet kryesisht mire. Situata ishte e qete madje edhe kur erdhen tifozet e Dinamos se Dresdenit te njohur per gatishmerine e tyre per akte te dhunshme.
Kur Dresdeni ishte mysafir ne stadiumin tone nuk ka ndodhur asgje. Duhet thene se Dyseldorfi eshte nje vend shume i hapur. Fansat jane te sjellshem ketu sepse klubi u lejon te bejne shume gjera. Shpesh ndodhe qe klubet te ndalojne futjen e gjerave te ndryshme apo flamujve ne stadiume qe natyrisht sjell deri tek mosmarreveshjet pohon Belhadj. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stadiumi gjithmone plot.
Fortuna e Dyseldorfit dikur ka qene ne kategorine e pare por ka rene dy kategori me poshte. Tani eshte ne ligen e dyte ku ka siguruar titullin e kampionit vjeshtor. Kjo ka bere qe stadiumi te jete gati gjithmone plot.
Tani po vjen nje gjenerate e re. Femijet me deshire bartin ngjyrat e klubit te Fortunes dhe jo te Bajernit te Mynihut. Tani ne stadium mblidhen 30.000 njerez ne garat e liges se dyte qe eshte e mrekullueshme thekson Paul Tenckhoff.
Paul Tenckhoff eshte nje tifoz i zjarrte i Fortunes. Ai ka blere bileten vjetore per te gjitha ndeshjet si edhe shoku i tij Daniele Cioli. Njeriu ketu takon gjithmone shoke ndersa orari i ndeshjeve per ne eshte nje obligim. Fortuna na gezon dhe kemi vendosur te futemi ne klubin e fansave te saj shpjegon Daniele Cioli.
Atmosfere emocionale por e qete
Atmosfera ne stadium eshte emocionale por paqesore. Me Fortunen me lidhin ndjenjat e klubit nga vendlindja thote Elmar Fischer.
Fortuna per mua eshte e rendesishme - eshte qyteti im vendlindja ime. Nuk mund ta paramendoj qe te jem fans i ndonje klubi tjeter. Kur mendoj per futbollin mendoj per Fortunen. Gjerat tjera nuk me interesojne nenvizon Fischer.
Si keta tre studente mendojne edhe shume te rinj te tjere. Futbolli eshte per ta pika qendrore e organizimit te jetes. Permes futbollit zhvillohen edhe projekte te ndryshme sociale me te rinjte pohon Belhadj. Pa kete pune shume te rinj do te mbeteshin ne rruge ose do te futeshin ne grupe te ndryshme te gabueshme. Ne ketu e ndjejme veten si pergjegjes per pranimin e te rinjeve pohon ai.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fortuan kampione vjeshtore.
Projekti punon me tre bashkeputore te perhershem dhe tre bashkepuntore me honorare. Ai financohet prej Federates Gjermane te Futbollit bashkise dhe landit. Projekti ka filluar punen ne vitin 1993. Ai u ofron te rinjeve edhe nje restaurant kur mblidhen dhe shikojne se bashku futboll flasin dhe pergatisin koreografite per ndeshje.
Si evitohen dhe zgjidhen problemet
Ne kemi nevoje edhe per nje hapsire ku mund te leme gjerat qe nuk na duhen. Ne qofte se dikush eshte i pakenaqur kjo manifestohet edhe ne stadium e pakenaqesia shpejt shnderrohet ne agresion. Ne perpiqemi te shtendosim gjendjen. Kur shohim se dikush ka ndonje problem ne ofrojme ndihme per rrugen te cilet duhet te ndjeke ai pohon Belhadj.
Ne kete vend nuk lejohet pirja e duhanit apo alkoholit. Njeriu mund te kenaqet duke shikuar futboll pa gjera te tjera shpjegon Paul Tenckhoff.
Une e pres me padurim cdo ndeshje sepse Fortuna per momentin luan shume mire. Shpresoj se kjo do te ndodhe edhe ne pjesen pranverore te kampionatit. Ne qofte se startohet me sukses shpresoj se ne fund te kamionatit ne ne Dyseldorf serish do te shikojne ndeshje te kategorise se pare konstaton Paul Tenckhoff.
Autor Olivia Fritz/Bahri Cani
Redaktoi Mimoza Kelmendi
Olivia Fritz/Bahri Cani