Mungojne pergjigjet per pyetjet e ngutshme

Ne fund te tunelit duket te kete nje drite. Nje drite shprese se Evropa po e perballon krizen me te rende qe nga Lufta e Dyte Boterore dhe se madje do te dale me e forte prej saj. Kete drite kancelarja Angela Merkel e ka pershkruar ne parlament me ngjyra te gezueshme. BE-ja ka marre rrugen per te formuar nje bashkim stabiliteti dhe tani pas 20 vjetesh bashkimi monetar te respektoje edhe rregullat per nje politike te shendetshme fiskale.
Kjo mund te jete keshtu dhe keshtu do te behet sepse pa me shume stabilitet dhe nje politike te arsyeshme financiare Bashkimi nuk mund te mbijetoje. Te thuash qe kontrata e re - pa Britanine e Madhe ne bord - do te jete tani pergjigje per shume pyetje ne lidhje me tejkalimin e krizes eshte se paku e guximshme. Pak dite pas samitit rritet skepticizmi jashte qeverise gjermane. Tregu i aksioneve bie po ashtu si dhe pritjet per rritjen ekonomike. Normat e interesit per obligacionet e qeveritare nga Italia per shembull rriten perseri. Besimi ka tjeter pamje.
Besimi mungon
Besim per fat te keq nuk eshte ne gjendje te krijoje as ky samit i BE-se. Se si do te perballohet ne muajt e ardhshem kriza e borxhit ndersa negociohet per nje pakt te ri fiskal dhe perpilohet traktati per fondin e shpetimit te perhershem ESM eshte e paqarte jo vetem per pjesemarresit e tregut. Ne te njejten kohe kriza bankare ne Evrope po merr forma gjithnje e me kercenuese. Qeveria gjermane ka patur shkak qe te angazhonte perseri Fondin per shpetimin e Bankave Soffin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bernd Riegert
Nje komponent qendror i menaxhimit te krizes tani do te behet Fondi Monetar Nderkombetar FMN. Banka Federale do te jape 45 miliarde euro por ajo heziton sepse konstruksioni ngjan shume me anashkalimin e rregullave. Kete konflikt kancelarja nuk e ka permendur me asnje fjale. Ky ishte gabim. Deri te henen e ardhshme 19.10.2011 17 vendet e eurozones duhet te kene mbledhur 150 miliarde euro si rezerve shtese per shpetimin. Kjo nuk do te funksionoje ne qofte se problemi nuk diskutohet.
Kolektivizimin e borxhit nga eurobondet pra obligacionet e perbashketa te vendeve te eurozones kancelarja e ka refuzuar. Edhe pse opozita i kerkoi me force ato do te ishin rruga e gabuar sepse mbytin ne rrenje cdo menaxhim ekonomiqar ne vendet e krizes. fare Angela Merkel nuk thote eshte se eurobonde ne nje forme te dobesuar ka prej kohesh. Blerja masive te letrave me vlere te borxhit nga Greqia Irlanda Portugalia Spanja dhe Italia prej Banks Qendrore Evropiane BQE nuk eshte asgje tjeter sesa bashkim i borxhit.
Roli Bankes Qendrore akoma i paqarte
Ne heshtje kryetaret e shteteve dhe qeverive besojne se Banka Qendrore Evropiane do te ndjeke edhe me tej kete kurs. Ne qofte se nuk do ta bente eurozona do te ishte shembur tashme. Per rolin e ardhshem te Bankes Qendrore Evropiane nuk eshte folur ne samitin e fundit ne qofte se i beson Angela Merkelit. Homologu i saj francez presidenti Sarkozy e sheh kt krejt ndryshe. Ai pohon se Banka Qendrore Evropiane me se voni ne mesin e vitit te ardhshem do te marre kontrollin e fondeve te shpetimit. Ende Shtetet e Bashkuara Britania dhe shume pjesemarres te medhenj te tregut dhe ekonomistet kerkojne qe BQE-ja te terheqe shuma te medha parash per te shpetuar vendet ne borxhe. Ende kancelarja e kundershton kete. Sa kohe do te mund ta perballoje ajo kete
Drita ne fund te tunelit duket se ndricon me shkelqim. Bashkimi i qendrueshem fiskal do te ishte nje hap i madh perpara. Por ky tunel eshte ende i gjate. Si mund te kalohet ai pa u shkaterruar bashkimi monetar Kesaj nuk kane mundur ti pergjigjem as kancelarja as opozita ne kete debat parlamentar.
Autor Bernd Riegert
Redaktion Angjelina Verbica