Tifozet e Gjermanise dhe ata te Turqise leksion botes ne Olimpia Stadion

Dy dite me pare ne Olimpia Stadion te Berlinit bota pa shfaqjen me te bukur futbollistike. Pervec triumfit te Gjermanise ne katerkendeshin e blerte takimi pati edhe nje fitues moral tifozerine
Dostluk kazaninMiqesia mbi te gjitha. Ky ishte togfjaleshi me te cilin mund te pershkruash fare mire edhe ate cfare ndodhi dy dite me pare ne shkallet e stadiumit te Berlinit. Impianti gjigand i kryeqytetit gjerman ku u zhvillua takimi i vlefshem per eliminatoret e Evropianit te 2012-s midis Gjermanise dhe Turqise u kthye ne nje kateder ku tifozerite perkatese i dhane nje leksion te mire tere botes.
Fenomeni Kreuzberg
Sportiviteti qe u pa ne Olimpia Stadion ishte parashikuar nga reporterja e Bildit Ayla Mayer me nene gjermane dhe baba turk. Kjo e fundit beri nje reportazh mjaft interesant qe fillonte pak ore para takimit dhe mbaronte pak minuta pas tij. Mayer nisi punen e saj ne vendin ku sipas shitesve nuk ka me gjermane. Behet fjale per Kreuzbergun. Krahina qe qendron vetem 14 kilometra larg Berlinit eshte kthyer ne qender turke. Nje fakt te tille e tregoi tregtari Senol Sinamcil i cili pohoi se ne Kreuzberg shiti 100 fanella te Turqise nderkohe qe ato te Gjermanise nuk i bleu askush. Me pas 49-vjecari shtoi se kishte shitur nje lume flamujsh gjermano-turq nderkohe qe malli qe i kishte ecur me shume ishte fanella ku shkruhej Dostluk kazanin Miqesia mbi te gjitha. Nje tjeter tregtar pohoi per tabloidin gjerman se per te gjithe qytetaret e Gjermanise qofshin ata turq apo gjermane takimi i futbollit ishte nje festival i vertete. Perpos turqve gazetarja Mayer citoi edhe nje te moshuar gjerman. Ai ishte 71 vjec dhe quhej Christian Stroumlbele. Ajo e kishte pyetur te moshuarin se cfare priste nga ky takim dhe ai ia kishte kthyer Prej ditesh ne Kreuzberg po jetojme nje atmosfere fantastike. Une dua qe ne fund te 90-minuteshit te kemi nje fitues qe te kete zhvilluar nje loje futbolli te paster dhe te respektueshme. Reportazhi i gazetares gjermano-turke perfundoi ne rrethinat e stadiumit te Berlinit aty ku nje grup fansash te merzitur turq thane Hej Gjermania nuk eshte armikja jone. Gjermania eshte shtepia jone e dyte. Ne fund shtuan Rezultati ishte i drejte dhe ne tani jemi paksa krenar per Ozilin por vetem pak ama.
Futbollistet
Atmosfera e krijuar nga tifozerite perkatese ne stadiumin e Berlinit ishte ne kufijte e reales. Asnjehere me pare tifozerite respektive nuk kishin ngritur lart simbole apo ngjyrat e kundershtareve te tyre. Por ne Berlin gjithcka ra poshte pasi u pane slogane dhe flamuj qe bashkonin dy vendet. Kete atmosfere fantastike e kane ndier edhe protagonistet kryesore te nje ndeshjeje futbolli behet fjale per futbollistet te cilet pas takimit kane lavderuar sjelljen e publikut. Atmosfera ishte fantastike - deklaroi kapiteni i Gjermanise Philipp Lahm. - Edhe pse ne shkallet e stadiumit ishin te shumte tifozet e skuadres kundershtare ne arriten qe te vinim nen presion Turqine. Me pas nje tjeter protagonist i takimit nuk kurseu levdatat per Mesut Ozilin lojtarin me origjine turke Jam shume i lumtur qe gjithcka po i shkon si duhet - tha Halil Altintop ish-shoku i ekipit te talentit gjermano-turk tek Schalke 04 - edhe pse sot do te preferoja qe ai te mos shenonte. Ishte shume bukur teksa shikova shume tifoze turq ne shkallet e stadiumit. Mu duk sikur po luaja ne shtepi per fat te keq nuk e shfrytezuam kete faktor sot.