E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzheja le spitalin niset per ne Zagreb

Trajneri i kombetares qendroi 9 dite ne Spitalin Amerikan. Kroati u godit nga nje hemorragji cerebrale.

Trajneri i kombetares Josip Kuzhe ka lene shtratin e spitalit dhe eshte nisur drejt Kroacise. Nje shenje qe tregon se shendeti i teknikut te perfaqesueses kuqezi eshte permiresuar. Duket se barazimi i marre ndaj Bosnjes te ardhur pas nje paraqitjeje me shume grinte te lojtareve kuqezi i ka dhene force teknikut kroat.

Pas 8 ditesh kontroll dhe mbikeqyrje intensive pasi u godit nga hemorragjia cerebrale trajneri i perfaqesueses kuqezi Josip Kuzhe ka lene spitalin.

Gjendja

Ne fakt gjendja e kroatit 58-vjecar ende nuk eshte rikuperuar plotesisht. I ulur ne nje karroce Kuzhe u pa qarte se kishte nevoje per ndihme te ngjitej apo te zbriste nga ambulanca me te cilen udhetoi nga Spitali Amerikan drejt shtepise se tij te marre me qera diku afer Liceut Artistik te kryeqytetit e me pas drejt Zagrebit ne Kroaci.

Teknik nga spitali

Trajneri Kuzhe drejtoi kombetaren ne barazimin 1-1 me Bosnje-Hercegovine permes celularit teksa ka biseduar per me shume se 10 minuta me ndihmesin e tij Xhemal Mustedanagic ne barazimin e dyte ne tri ndeshje te Shqiperise ne eliminatoret e Kampionatit Evropian ne nje start ku per here te pare Shqiperia nuk njeh humbje. Trajneri Kuzhe kishte ne dhomen e tij ne spital nje TV ku ne prani te bashkeshortes se tij kroate Vishnjes dhe personelit mjekesor ndoqi ndeshjen nderkombetare qe do te ishte e 13-ta e tij ne stolin kuqezi qyshkur Josipi mori ne ngarkim kuqezinjte ne maj te vitit 2009.

E ardhmja

E ardhmja e tij nese do te vazhdoje te jete trajneri i 8-te i huaj i Shqiperise apo jo ende mbetet e paqarte pasi vete presidenti i FSHF-se duke dashur te luaje rolin e nje punedhenesi luajal ka vendosur se pari te prese vete Kuzhene per te percaktuar me pas edhe hapat qe duhet te ndjeke.

Ndeshja e radhes

Shqiperia do te perballet te marten e ardhshme me Bjellorusine ne Minsk ne ndeshjen e katert te saj ne kualifikuese ndaj nje skuadre me te cilen ndan te njejten numer pikesh 5 por qe ne perballjen e fundit ne transferte barazoi 2-2 trajner Oto Baric perpara se te humbiste ne Tirane 4-2 ku ne bankine ishte ndihmesi i Baricit Slavko Kovacic. Edhe ne Minsk perfaqesuesja do te drejtohet nga boshnjaku Xhemal Mustedanagic i cili tregoi se eshte i afte te kthehet i pamundur nga Bjellorusia per te vazhduar keshtu endrren e finaleve te Evropianit 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›