Vizat Fajon Duhen kritere reale per Kosoven
Gjate fjale se saj ne lidhjen e drejperdrejte me E Diell ne Top Channel raportuesja Fajon foli edhe per situaten ne te cilen ndodhet Kosova pas liberalizmit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.
Fajon tha se do ti kushtohet nje vemendje e vecante Kosoves dhe se pret qe situata ne te cilen ndodhet te sqarohet ne fund te ketij viti duke i dhene nje udherrefyes per procesin e liberalizimin e vizave.
Kam qene e interesuar per Kosove dhe tani pas liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen planifikoj nje vizite atje. Mendoj se eshte e nevojshme qe te vendosim kritere reale per Kosoven. Ne fund te ketij viti shpresoj te sqarohet me tej situata e Kosoves deklaroi zonja Fajon.