Tifozët e Manchester United vijojnë protestat kundër Glazer

Protestat e tifozëve të Manchester United kundër pronarit të klubit anglez, Malcom Glazer, nuk janë ndalur edhe nga triumfi në Champions 4-0 kundër Milan. Ata kanë vijuar të protestojnë kundër amerikanit, duke valëvitur ngjyrat origjinale të klubit verdhe e jeshile, për të treguar kështu se nuk janë aspak dakord me vendimet e familjes Glazer.
Nga klubi më fitimprurëse në botë, United tashmë llogarit një deficit prej 716.5 milionë paund, apo 1.08 bilionë dollarë. Fushata e ngjyrave bazohet në uniformën e parë të United, atëherë Neuton Heath, dhe është dukshëm një protestë kur pronarit Glazer.
Tifozët dhe një grup investitorësh të quajtur 'Red Knights' po nxisin ndryshimin në pronësinë e klubit të famshëm anglez, duke premtuar një ofertë prej më shumë se 1 bilion paund, por familja Glazer ka deklaruar shpesh herë se klubi nuk është në shitje. David Beckham, ish- kapiteni i United që u rikthye në Old Trafford si kundërshtar në rradhët e Milan, ka mbajtur gjithashtu ngjyrat verdhe e jeshil dhe mediat kanë deklaruar se edhe Spice Boy është pjesë e lëvizjes anti-Glazer.
Eno Skarço