"Coin", Berisha: Investim në vendin me rritje ekonomike
Një zgjedhje e zgjuar në kryeqytetin e një vendi me rritjen ekonomike nga më të spikaturat në Evropë. Kështu e ka cilësuar kryeministri Sali Berisha investimin e grupit italian "Coin", i cili hapi qendrën tregtare më të re në Tiranë. Në prerjen e shiritit të inagurimit, i pranishëm përvec administratorëve më të lartë të "Coin" ka qenë dhe ambasadori italian në Tiranë, Saba D'Elia.
"Jemi sot për të përuruar këtu qendrën "Aba Center", i cili është një bashkëpunim i grupit më të fuqishëm në Itali, grupit "Coin", sigurisht i pronarëve të "Aba Center", u shpreh D'Elia. "Investuan në një kryeqytet të një vendi që vitin e kaluar mbajti më lartë se cdo vend tjetër flamurin e rritjes ekonomike. Shqipëria edhe këtë vit do të kryesojë me rritjen e saj ekonomike. Në një hark kohor as tre mujor në Tiranë dhe periferinë e saj, vetem në sektorin e magazinave të shitjes janë inaguruar investime prej rretj 160 milionë dollarë", u shpreh Berisha.
Të pranishmit në ceremoninë e hapjes, kanë vlerësuar tek ky grup i njohur në tregtinë me pakicë të veshjeve, me investimin e tij ka thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-italiane.
Adi Darsi