Tragjedia e Sofokliut, "Elektra" vjen në TK

Tragjedia e Sofokliut “Elektra” me ne fund eshte ngjitur ne skenen shqiptare dhe trupa e perzgjedhur se bashku me protagonisten Luiza Xhuvani kane mundur t’ia rrembejne duartrokitjen spektatorit ne Teatrin Kombetar. Ne rreth nje ore e 30 minuta ne nje skenografi te Fatbardh Markut qe jepte idene e nje tempulli u luajt tragjedia e shpagimit te bijve te Agamemnonit....nje Elekter e interpretuar mjeshterisht nga Luiza Xhuvani.....e mbytur nga dhimbja per humbjen e te atit por plot urrejtje per doren vrasese nenen e saj Klitemnestra qe ktheu ne skene aktoren Roza Anangnosti. Nderkaq Oresti ka qene per aktorin Laert Vasili nje emocion i rralle ta luante ne shqip......
"Kur e kam luajtur kete rol ne greqisht, nuk jam emocionuar kaq shume telk momenti kur hyn Oresti dhe thote vendlindja ime me prano. Ky eshte ndryshimi, sepse e them ne gjuhen shqipe dhe kjo eshte vendlindja ime. Nuk diskutohet qe emocionet jane me te forta ne kete skene te TK ne Tirane, se sa ne skenat e teatrit kombetar kudo ku kam luajtur duke perfaqesuar Greqine. Sepse kjo eshte gjuha me te cilen u rrita, u dashurova per here te pare, dhe eshte nje nder i madh qe me behet qe me krijohet mundesia t eluaj ne kete gjuhe, ne gjuhen shqipe", thote aktori Laert Vasili.
E konisderuar nje veper per te cilen duhet kurajo ta marresh persiper Elektra ne skenen e teatrit kombetar erdhi nen regjine e Adonis Filipit i cili vuri në dukje vlerat e tragjedisë, ato morale, estetike dhe filozofike, çfarë e bëjnë "Elektrën" ende të pëlqyeshme për regjisorët dhe për repertorët e teatrove të sotëm. "Ajo nuk është personazh, është fenomen dhe si e tille erdhi ne interpretimin e fuqishem te Luiza Xhuvanit. Nderkaq tragjedia ishte veshur nga dora e kostumografit maqedonas Blagoj Micevski duke i dhene jo vetem sharm aktoreve por edhe funksionalitet ne levizjen dhe koreografine qe ishte nje element i qenesishem i ketij realizimi skenik.
Mira Tuci