Tifozët e Realit e dëmtojnë rrugën Iker Casillas!

Iker Casillas ka marrë edhe një goditje nga tifozët e Real Madridit. Një grup tifozësh vandal madrilen e kanë dëmtuar pllakën që tregon rrugën në qytezën afër Madridit, Mostoles.
Rruga që mbanë emrin "Iker Casillas" është dëmtuar me disa shkrime, ku është shkruar një shkrim i ri nga vandalët.
Ku është emri i Iker Casillas, aty është vënë një X ndërsa është shkruar emri i portierit Diego Lopez.
Monumenti i dëmtuar thuhet se do të shtojë dilemat e të ardhmes së Iker Casillas në Real Madrid./Indeksonline.