E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumturia e Aurelës

Këngëtarja Aurela Gaçe bën pjesë tek njerëzit që janë mirënjohës për të mirat që kanë në jetë.

Mes rolit të këngëtares active dhe nënës së përkushtuar, Aurela duket ta ketë gjetur lumturinë e vërtetë.
“Çfarë mund të kërkojë njeriu më shumë nga jeta ? Për shembull sot, më zgjon goca me zërin e bukur, e ushqej , e më vonë ajo bën çupa-çupa në vaskën e vogël. Luajmë bashkë, e puth pafund se më kënaq shpirtin. Edhe ushqimi i drekës është gati. Dhe pastaj goca e vogël do vijë në studio me mamin , do punojmë për këngën e re”, ka shkruar Aurela në rrjete sociale.

Ndërkohë, ajo eshte komentuar shumë nga ana e publiku për qethjen e flokëve, duke e renditur atë tek këngëtarët që po kopjojnë yjet botërore, akuzë kjo e cila nuk mbeti pa u arsyetuar nga vetë Aurela.
Shumë vjet më parë ishte prezantuar stilit të ngjashëm të flokëve, kurse tash Gaçe rivjen me flokë të rruara:
“Aurela imiton këtë ose atë”. Ju lutem stop, sepse më fyeni në atë që jam....sigurisht i dua këngëtaret e botës, se mësoj, shijoj, hap horizontin tim duke parë performancat e tyre, por ju informoj se prova me ngjyra në kokën time, kam bërë pafundësisht dhe shumë shumë herët në vite”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›