E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozi i dëshpëruar i Interit, takon ekipin

Të jeni tifoz, është ‘punë’ shumë e vështirë. Aq më tepër nëse jeni përkrahës i Interit, sidomos këtë sezon, e ende shkoni në shkollë fillore.

I tillë është fati i Fillipos, 9 vjeç, i cili u shfaq në ndeshjen e së premtes kundër Bolognës në Giuseppe Meazza me një transparent me porosi të qartë.

“Ju lutem, a mund të fitoni? Përndryshe do të më ngacmojnë në shkollë. Faleminderit. Filippo” shkroi tifozi i vogël duke bërë me shenjë në drejtim të tij.

Fotografia e tij u përhap shpejt në mediumet italiane dhe duket t’u ketë rënë në sy edhe drejtuesve të Interit që i bënë ftesë atij të takojë futbollistët në stërvitje në Appiano Gentile.

Filippo, i shoqëruar nga familja e tij, ka takuar kapitenin Javier Zanetti, i cili i ka dhuruar një fanellë me emrin e tij. Ai e përcolli stërvitjen deri në fund. E kushedi, ndoshta prezenca e tij do t’u sjellë fat Nerazzurëve që kanë pësuar dhjetë humbje në 24 xhirot e deritashme në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›