E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiger Woods divorcohet zyrtarisht

Floridë, 24 gusht - Tiger Woods divorcohet zyrtarisht nga bashkëshortja Elin Nordergren. Lajmin e bën të ditur revista prestigjioze “People”.
Golfisti më i pasur në planet dhe ish bashkëshortja janë paraqitur para gjykatës në Panama City të Floridas dhe në praninë e gjykatësit firmosën dokumentet e ndarjes.

“Jemi të trishtuar për fundin e martesës dhe i urojmë njëri-tjetrit një të ardhme sa më të mirë”, shkruan ish-çifti në një deklaratë të përbashkët. “People” shkruan se detajet e divorcit nuk janë bërë të ditura, por mendohet se bukuroshja suedeze ka përfituar plot 500 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›