Behar Selimi shkarkoi komandantin e policisë në Jarinje

Prishtinë, 24 gusht- Drejtori i Policisë së Kosovës, gjenerali Berhar Selimi, në kuadër të përpjekjeve për ndryshime dhe riorganizim në policinë e Kosovës, ka njoftuar se, për shkak të performancës së dobët në punë, e ka transferuar në Bërnjak komandantin e policisë në Jarinje. Siç tha sot Selimi, komandanti i policisë së Jarinjes është caktuar me detyrë në Bernjak, ku kërkohet përgjegjësi më e vogël. Por, nëse edhe brenda gjashtë muajsh edhe atje nuk tregon performansë të nivelit të kërkuar, ai do te largohet nga Policia e Kosovës.