Timberlake braktisi Beilin për shkak të Kunis

Justin Timberlake dhe Mila Kunis, janë njohur vitin e kaluar në xhirimin e filmit “Friends With Benefits”, ndërsa miqtë e tij thonë se aktorja e ka magjepsur.
Derisa zëdhënësit e Jessica Beil dhe Justin Timberlake kanë konfirmuar se pas katër vjetësh të dy ata janë ndarë me vetë-dëshirë, mediat amerikane kanë një storie tjetër.
Sipas tyre, ndërprerjen e lidhjes e ka shkaktuar aktorja Kunis, e cila Timberlaken e ka njohur derisa xhironin filmin “Friends With Benefits”.
“Mila, thjesht, e ka magjepsur Justinin. Dyshojmë nëse Justin e ka tradhtuar Jessican për shkak të Kunis, por tash kur ata nuk janë në lidhje ai mund të fillojë ta njohë më mirë Kunis, e cila ka shkëputur lidhjen me të dashurin, Mekoli Kalkin”, ka thënë një mik i Justin.
Ndërkohë, edhe televizionet kanë vërejtur “kiminë” e cila mbretëron ndërmjet Kunis dhe Timberlake, kur të dy ata u paraqitën si prezantues në ndarjen e çmimeve Oskar.