Historia e rralle e diplomatit filoshqiptar te SHBA

Ne radhen e miqve te medhenj amerikane te popullit shqiptar ishte edhe diplomati George Fred Williamsi kontributi i te cilit ishte shume i rendesishem dhe percaktues ne periudhen e viteve 1913-1915.
Kush ishte George Fred Eumlilliams dhe cfare beri per shqiptaret dhe per Shqiperine
Ne korrik te ketij viti mbushen 79 vite nga vdekja dhe 159 vite nga lindja e George Fred Williamsit ish mi-nistrit fuqiplote amerikan ne Athine qe dha doreheqjen ne moshen me te pershtatshme te veprimtarise se nje diplomati vetem e vetem per te mbrojtur interesat e neperkembura te shqiptarve.
G.F.Williamsi kishte lindur ne Ded-ham te Masa-cusetit me 10 korrik 1852 ne nje familje me prejardhje gjermane. Studimet fillestare i nisi ne vendlindje e me pas i perfundoi ne Kolegjin e Hareardit. Me mbarimin e kolegjit ne moshen 18 vjecare shkoi ne Gjermani ku asokohe behej lufte. Ishte Lufta Franko-Prusiane qe per-fundoi ne disfaten e ushtrise franceze.
Kthehet ne SHBA ku filloi dhe perfundoi specia-lizimin ne fushen e diplomacise. Punesohet prane Depar-tamentit Amerikan ku sherbeu disa vite.
Pas asaj pervoje prane Departamentit te shtetit ne vitin 1912 dekretohet minister fuqiplote i SHBA ne Athi-ne dhe ne Cetinje te Malit te Zi.
Ne fillim te vitit 1914 George Fred Eumlilliams caktohet si vezhguesi amerikan ne Komisionin Nder-kombetar te Kontrollit per Shqiperine dhe gjate periudhes se qeverisjes se princ Vidit. Asokohe perjetoi ngjarjet me barbare te dy luftrave ballkanike te dy luftrave qe per nga shovinizmi qe u shfaq dhe u intensifikue gjate tyre rralle se mund te gjenden te ngjashme ne historine evropiane edhe ndoshta dhe ne ate boterore. Ai qe deshmitari i barbarizmave te pashoqe qe kryen ballkanasit me njeri - tjetrin qe kryen ballkanasit ndaj ushtarve turq te shpartalluar sikur donin te nxirrnin mllefin shekullor te roberise. Ai qe deshmitari i dhunes barbarizmave vrasjeve masive qe kryen greket ndaj popullsise shqiptare ne pergjithesi dhe ne vecanti ndaj asaj muslimane qe faktikisht perbente mbi 70 te popullsise shqiptare.
Ai qe deshmitari edhe i barbarizmave malazeze ndaj kosovareve ne trojet e tyre. Ne Ballkanin e lashte por te ngateruar qellimisht nga evropianet me te shtypurit me te vuajtur me te vraret me te syrgjynosur kishin qene shqiptaret. Andaj edhe G.F..Williamsi u be mik i shqiptarve deri ne fund te jetes se tij ngaqe donte te ndihmonte edhe te perkrahte ata ne luften per te drejtat e tyre te neperkembura - sic shprehej Williamsi.
Pasi u caktua perfundimisht kufiri greko-shqiptar me protokollin e Firenzes me 17 dhjetor 1913 Fuqite e Medha i kerkuan Greqise te terhiqte repartet ushtarake te saj nga Shqiperia jugore deri ne kufirin e krijuar rishtazi. Por qeveria e Athines kishte plane te tjera dhe prandaj nuk u pajtua me kete vendim. Kryeministri dinak grek Venizellosi u perpoq te shtynte sa te kishte mundesi me teper afatin 1 mujor te terheqjes se trupave greke.
Venizellosi deklaroi me 30 dhjetor 1913 se do te terhiqte ushtrine nga ato krahina atehere kur ceshtja e ishujve te Egjeut do te zgjidhej ne favor te Greqise Gjate kesaj kohe autoritetet ushtarake greke organizuan ne Shqiperine Jugore te ashtuquajturen Levizja Autono-miste e Vorio-Epirit. Per te maskuar veprimtarine e reparteve te rregullta te ushtrise greke qeveritaret e Athines kishin krijuar qysh nga vera e atij viti repartet e Hierolohiteverepartet e shenjta qe do te plotesohe-shin nga vullnetaret vorio-epirote. Nga mungesa e vull-netareve vendas repartet Hierolohiteve filluan te plote-soheshin me oficere greke te veshur civile edhe me bandat e armatosura dhe te organizuara ne Greqi ku u rekurtuan xhandaret e ishullit te Kretes si edhe bandite te leshuar nga burgjet greke. Lecircvizja per Autonomine e Vorio-Epirit filloi nje terror shume barbar me vrasje masive te drejtuar kunder shqiptareve te mbetur jashte kufirit qe donin te bashkoheshin me atdheun e tyre.
Me 1 mars 1914 ushtria greke pas premtimeve evropiane per ishujt filloi terheqjen e saj fillimisht me
Korcen. Nje dite me vone ne Korce u futen xhandaret shqiptare te shoqeruar nga oficeret hollandeze.
Per te konstatuar personalisht edhe per tu bindur qartesisht mbi gjendjen reale te zonave te barbarizmave G.F.Williamsi ne fillim te muajit prill niset per ne Shqiperine Jugore. Ai zbarkoi ne Sarande kaloi neper Cameri doli ne Delvine e me pas ne Tepelene e Gjiro-kaster. Atje ne Hormove sipas kujtimeve te nenprefektit te asaj kohe Abedin Nepravishtes qe e shoqeroi ate u njoh me masakrimin e 70 shqiptareve muhamedane te vrare nga Vorio Epirotet qe ne fakt ishin kryer nga xhandaret greke si edhe varrimin kolektiv te tyre ne nje perrua. Madje xhandaret greke e qelluan edhe me pushke prej se largu grupin e G.Williamsit.
Nga Gjirokastra kaloi ne Vlore ku mbetet i kenaqur me patriotizmin e parise se krahines dhe te qytetit te Vlores qe nuk u bene loje e tradhetarit himariot major Spiro Milos por i mbeten besnik Princ Euml.Vidit.
Me 18 qershor 1914 pasi kishte kaluar gati dy muaj duke udhetuar neper Shqiperine Jugore duke pare me syte e tij duke degjuar me veshet e tij me dhjetera e dhjetera deshmitare te barbarizmave greke mberrin ne Durres. Atje ai shkoi me detyren e vezhguesit amerikan te KNK Komisionit Nderkombetar te Kontrollit por ngeli i habitur i deziluzionuar madje i revoltuar me qendrimin indiferent te anetareve te atij komisioni ndaj atyre krimeve barbare.
Per kete ai vendosi te perpilonte Promemorien e tij ku shkruante Seicili anetar i komisionit rrinte me arme ne dore kunder njeri - tjetrit duke nxjerr ne pah ndeshjet e interesave te Fuqive te Medha ne Ballkanin perendimor.
Ai me tej shkruante se laquoEvropa e ka krijuar Shqiperine e pavarur dhe sduhet te hedhe poshte frutet e saj ndaj ajo duhet ta mbeshtese ate dhe jo te intrigoje. Nje Shqiperi e formuar mbi nje plan federativ mund te jete nje kercenim per Ballkanin. Nje Shqiperi e pavarur plotesisht do te inaguroje nje epoke te re ne Ballkan duke u zhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin per te cilin ajo ka te drejte legjitime sikurse cdo vend i Evropesraquo.
Me kthimin ne Athine ai perseri takoi kryeministrin grek te cilit i deklaroi se po te mos i jepej fund tragjedise komike te Epirit me cilesine e ministrit fuqiplote amerikan do te dilte para tere botes qe ti shpallte publikisht barbarite e cetave greke te organizuara nga Qeveria e Venizellosit.
Venizellosi si edhe kancelarite evropiane te lidhura me Aleancen nen emrin Antanta Rusi France madje edhe Angli revoltohen nga kritikat e drejta dhe humane te Williamsit dhe protestojne prane Departamentit te Shtetit Amerikan. Ky i fundit i ndodhur para kesaj nderhyrjeje porosit diplomatin e saj qe te mos laquonderhyjeraquo ne ceshtje delikate te Ballkanit si dhe te mos nderhyje ne ceshtjet e brendshme te Greqise pa miratimin e Eumlashingtonit. Por G.F..Williamsi ishte i vendosur te luftonte me ngulm dhe te fitonte ne luften per te drejtat e shqiptarve prandaj nga fundi i qershorit ai jep doreheqjen e laquodetyruarraquo. Per kunderpeshe pikerisht ne ate kohe ai shkroi nje artikull ne gazeten laquoDaily Telegraphraquo ku motivonte largimin e tij. Asokohe ai shkruante se laquoishte nje detyre njerezore shume e dukshme per te shqyer masken qe mbulonte diplomacine evropiane dhe te ekspozohej fytyra e saj e mbuluar me gjakun e patrioteve shqiptaresi edhe shikimi i saj i dobet per te shikuar deshirat e zjarrta per liri te nje race te forte. U ktheva ne Athine edhe pasi isha i detyruar e tregova kete padrejtesi e mungese humanizmi te Fuqive te Medha dhashe doreheqjen si minister i SHBA ne Athine e Cetinje ngaqe isha i detyruar ta beja patjeter kete gjest. Drejtesia dhe e verteta nuk jane ne mbrojtje te vetvetes neper sallonet e diplomaciseraquo.
Pas ketij veprimi G.F.Williamsi iu kushtua teresisht ceshtjeve shqiptare . Me 24 korrik 1914 gazeta laquoDielliraquo ne Boston botoi nje lajm te publikuar nje dite me pare nga e perditshmja laquoDaily Telegraphraquo ku shkruhej se ish ambasadori amerikan G. Williams botoi per te treten here laquoManifestinraquo e tij mbi punerat e Shqiperise me anen e se ciles godit ashper Zografon.
laquoManifestiraquo i G.Williamsit botohet ne kater numra te revistes laquoHarpers Eumlecklyraquo ne vitet 1914-te titulluar laquoThe shqypetaretraquo.
Artikujt e G.F.Williamsit te shkruara ne revisten laquoHapers Eumleckleyraquo terhoqen vemendjen dhe interesin e piktorit te njohur amerikan William Williard Howard dhe gazetarit B.Peele Willett te cilet ne veren e vitit 1914 mberijne ne Shqiperine jugore. Mizorite dhe barbarite greke qe ata i pane me syte e tyre te dy miqte amerikane i kane pasqyruar me piktura skica artikuj ne gazeten laquoThe Cristian Workraquo
Me 1915 ribotohet ne revisten laquoAlbaniaraquo te Faik Konices ne Bruksel ne numrat 7 12 e 16. Jehona e ketyre artikujve ishte e menjehershme. U organizuan nje seri mitingjesh ne SHBA. Ne te parin miting me 7 nentor 1915 krahas shume amerikaneve si Asa French Pineas dhe Violete Kennedi Telford Erickson gjeneralet Hurton dhe De Laney baroni Redlich edhe shqiptaret e Amerikes Fan Noli Sevasti e Parashqevi Qiriazi Kristo Dakon. Rolin organizativ kryesor e luajti G.F.Williamsi dhe Federata laquoVatraraquo.
G.F.Williamsi e ndjente veten shqiptar dhe si i tille antaresohet ne Fedaraten Vatra. Ajo e zgjedh ate anetar nderi te kryesise.
Me miqte amerikane te Shqiperise G.F.Williamsi ne fillim te vitit 1916 grumbulloi ushqime veshje e kepuce ne ndihme te refugjateve shqiptare. Me nje vapor te marre me qira te cilit miqte amerikane ia vune emrin laquoAlbaniaraquo i nisen ato ndihma per ne Vlore.
Necirc vitet e metejshme veprimtaria e Williamsit u perqendrua ne organizimin e miqve te Shqiperise per te ndikuar ne zgjidhjen e problemeve shqiptare ne Konfere-ncen e Paqes ne Paris. Per te arritur ketij qellimi ato cka kishte shkruar per shqiptaret dhe hallet e tyre i permblo-dhi dhe i botoi ne vitin 1919 ne trajten e nje libri te titulluar serish The Shkypetaret te perbere nga pese kapituj. Ne kapitullin e pare ai shtjellonte prejardhjen e shqiptarve token e tyre zakonet dhe vendasit e asaj toke.
Grate trimeresha shqiptare edhe deri gjakmarrjen. Kuptohet qe keto te dhena ishin te panjohura jo vetem per lexuesin amerikan por edhe per politikanet evropiane e amerikane. Ne kapitullin e dyte te titulluar Ngateresat e Fuqive te Medharaquo demaskon vepren e felliqur te diplomacise evropiane nepermes ketyre nenkapitujve
Perjashtimin e Rusise nga Mesdheu Traktati i Berli-nit Kerkesa e Serbise per te dale ne Adriatik Austria dhe
Italia rivale Perandoria Sllave Shqiperia dhe Lufta Boterore Faji i diplomacise evropiane dhe diplomacia e shastisur e Evropes. Ne kete kapitull midis te tjerash Williamsi shkruante laquohellip.shqiptaret nuk kane vetem te drejten e tyre per ti kerkuar Evropes drejtesi por ti kerkojne asaj edhe demshperblim. Evropa e krishtere eshte e pergjegjeshme per roberine dhe varferine e popullit shqiptarraquo.
Ne kapitullin e trete trajtohet laquoRenia e Qeverise se Viditraquo ku pershkruhen ngjarjet e kryengritjes turkomane te Haxhi Qamilit ngateresat ne Durres shkaktuar nga KNK dhe Esat Toptani masat per shpetim nga padrejtesite.
Ne kapitullin e katert shtjellohen luftrat shekullore te shqiptareve per liri ndersa kapitulli i fundit edhe me interesanti i pari i atij lloji deri me sot eshte i titulluar laquoCfare mund te bejne SHBA per Shqiperineraquo
Fillimisht trajton problemin nese kjo eshte drejtesi apo bamiresi dhe konkludon se ajo eshte nje drejtesi e mohuar mbeshtetur ne te drejtat e nje kombi te vuajtur me shekuj. Trajton problemin e fatit te nje kombi qe po tentojne ta zhdukin dhe te detyres kristiane. Detyrat e SHBA ndaj popujve te vegjel e te pambrojtur.
Te gjitha keto paragrafe jane shkruajtur me nje drejtesi humane dhe me nje ndergjegje te larte kristiane. Ne ate kapitull Williamsi midis te tjerash shkruante laquoSHBA qe ka fatin te kete nje qeveri te nje shteti te lire e dale nga vullneti i nje populli sovran te perpiqet te siguroje perparimin lulezimin e ketij populli i cili e ka treguar disa here dashurine dhe respektin per shtetin tone. SHBA i bie per detyre ti rrethoje shqiptaret me nje dashuri njerezore qe ata nuk e kane njohur deri me sot sepse ata kane ne te njejten kohe elementet e forces burrerine kurajon dhe njekohesisht devotshmerine e tyre te ndergjegjshme te ligjshme por edhe te buteraquo.
Delegacioni Amerikan ne Konferencen e Paqes ne Paris pervec konsulences se drejtperdrejte prej miqve te Shqiperise dhe letres informative qe studentet shqiptare te Vienes ne fund te vitit 1918 i kishin derguar Presidentit W.Wilson kishte edhe grupin e keshilltareve filoshqiptare. Kecircta ishin Will Monroe Charles R.Crane Herman Berstein dr. Telford Erickson si edhe libri i George F.Williamsit qe u be si nje dokument baze.
Perpjekjet e delegacionit amerikan u kurorezuan me sukses dhe populli shqiptar fitoi ate cka po gezon edhe sot e kesaj dite. Ndryshe po te kishte triumfuar diplomacia evropiane ruso-frenge edhe shume krahina te tjera shqiptare do ti ishin shkeputur trungut meme.
Asokohe G.F.Williamsi shkruanteShpresat dhe syte e te gjithe botes jane drejtuar drejt paqes ne baze te se ciles duhet te krijohet nje vllazerim dhe kooperim intim i frymezuar nga ndjenjat njerezore e jo te forces. Kjo paqe do ti njohe cdo race e cdo kombi te drejten e vetevendosjes dhe te ekzistences.
Pas perfundimit te Luftes I Boterore e deri sa vdiq G.F.Williamsi ishte i lidhur ngushte me problemet dhe hallet e Shqiperise. Ai merr pjese ne te gjitha veprim-tarite mbledhjet festimet me rastin e 28 nentorit qe organizonin shqiptaret e Amerikes. Vecanerisht per tu shenuar eshte festa e percjelljes per ne Shqiperi si minister fuqiplote te SHBA mikut dhe mbrojtesit te interesave shqiptare Herman Bernstein ne prill te 1930.
Ne ate kohe Williamsi aktivizohet intensivisht qe se bashku me miqte ushtarake amerikane te Shqiperise te legalizonin Shoqaten e ngritur prej tyre si nga Departamenti i Shtetit po ashtu edhe nga Mbreti Zog.
Kjo veprimtari e lodhi dhe e stermundoi Williamsin i cili u semur dhe vdiq me 11 korrik te vitit 1932 ne spitalin e qytetit te Bostonit.
Veprimtarine e tij e kishin vleresuar se tepermi edhe ne Shqiperi. Mbreti Zog ne fillim te vitit 1932 e dekoroi G.F.Williamsin me titullin e larteKumandar i Urdherit te Skanderbegut.
Libri i tij The shkypetaretqe luajti nje rol tecirc rendesishem ne vitet 1916-1921 u perkthye qysh ne vitin 1934 nga Shaban Balla qe u pushkatua si nxenes i shkolles amerikane te Harry Fultzit.
Serish ky liber u ribotua edhe ne vitin 1999 por dhe me tekstin original anglisht.