"Times" i sigurt: Ronaldo te Reali
Florentino Perez, ish-numri një i Real Madridit, mund të prezantohet në zgjedhjet presidenciale të madrilenëve në 2010-ën me një "As" (e çfarë "Asi"!) nën mëngë: lajmin e ka bërë të ditur dje shtypi britanik. "The Times" thekson se Perez ka gjetur një marrëveshje verbale me Kristiano Ronaldon për të veshur bluzën e madrilenëve, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Një biletë e bukur vizite për krijuesin e ish-Realit galaktik, mbi të gjitha në momentin aktual, ku presidenti i tanishëm, Ramon Kalderon, nuk gëzon mbështetje të fortë. Mësohet se Ronaldo i ka premtuar Perezit se do të jetë i disponueshëm për sezonin e ardhshëm.