E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti: 30 milionë euro për Zaraten

Një tjetër emër i kampionatit italian është në listën e blerjeve të Mançester Sitit. Bëhet fjalë për sulmuesin, argjentinasin e Lacios, Mauro Zarate, për të cilin skuadra e sheikëve arabë është e gatshme të derdhë plot 30 milionë euro. Sikurse bën të ditur agjenti i lojtarit, Hose Alberti, për "Daily Telegraph", ka pasur një diskutim me drejtuesit e Sitit, gjatë të cilit i është garantuar kjo shifër. Por të shumtë janë ata që mendojë se, kjo është një strategji e menaxherit të argjentinasit për t‘i bërë presion Lacios, që të detyrohet të bëjë propozimin e duhur për transferimin nga formë huazimi në një kontratë të përhershme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›