Timoshenko: Presidenti po kthen diktaturën në Ukrainë
Udhëheqësja e opozitës ukrainase, Julia Timoshenko akuzoi Presidentin pro rus Viktor Janukoviç, se po kthen diktaturën në Ukrainë. Timoshenko, e cila humbi zgjedhjet presidenciale përballë Janukoviçit në muajin shkurt, u bëri thirrje mbështetësve të saj që të mblidhen për të protestuar para parlamentit më 11 maj. Javën e kaluar parlamenti ukrainas ratifikoi marrëveshjen për zgjatjen e qëndrimit të bazës ruse në Ukrainë deri në vitin 2042. Deputetët e opozitës hodhën bomba tymi dhe gjuajtën me vezë kryetarin e parlamentit në shenjë kundërshtimi dhe akuze për shitjen e vendit. Përleshjet në sallën e parlamentit pasuan miratimin e marëveshjes së nënshkruar në 21 prill ndërmjet presidentit ukrainas Janukoviç dhe homologut të tij rus Dmitri Medvedev, sipas së cilës Rada ukrainase ratifikoi përzgjatjen e afatit te qerasë për përdorimin nga flota ruse të bazës detare të Sevastopolit , në Detin e Zi, dhe sipas kontratës , afati zgjatet deri në 2042-shin. Parlamenti ukrainas e aprovoi marëveshjen e cila sipas ish kryeministres Julia Timoshenko, ishte një ratifikim i arritur me "tradhëti" dhe i turpshëm. Nacionalistët ukrainas, të kryesuar nga ish kryeministrja Yulia Tymoshenko dhe ish presidenti Viktor Yushchenko, e cilësuan një miratim të tillë si një tradhëti ndaj interesave kombëtare të Ukrainës.