E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kriza", Ne Bruksel delegacioni shqiptar takon sot Fule

BRUKSEL- Delegacioni shqiptar i cili ndodhet në Bruksel do të vazhdoj sot takimet në Komitetin Parlamentar të Stabilizim- Asociimit.
Gjatë ditës së sotme delegacioni shqiptar do të takohet dhe me komisionerin për Zgjerimin e BE-së Stefan Fule, i cili do të përcjellë mesazhin për zgjidhjen e krizës politike.

Gjatë takimit që u zhvillua dje i komitetit parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, në Bruksel, nënkryetari i PE-së Eduard Kukan i bëri thirrje maxhorancës dhe opozitës të zgjidhin konfliktet dhe problemet e tyre politike.

“Konfliktet dhe problemet politike duhen zgjidhur në sferën e institucioneve demokratike, vendimet e së cilave duhen respektuar” tha Kukan
“Po takohemi në kohë të vështira, le të mos e fshehim. Më lejoni tu bëj thirrje të gjithëve ju që të shfrytëzoni këtë mundësi të dialogut tonë si një kontribut ndaj përpjekjes për të gjetur zgjidhje në të mirë të popullit shqiptar” theksoi Kukan.

Në Bruksel nga pala shqiptare të pranishëm, nga PD: Fatos Beja, Viktor Gumi, Albana Vokshi, Florian Mima, Jemin Gjana, Mesila Doda, Aldo Bumci. Arenca Trashani , kryetare e delegacionit për Shqipërinë në PE.
Ndërsa nga PS: Valentina Leskaj, Ermelinda Meksi, Arben Malaj, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Sajmir Tahiri dhe Ilir Beqja.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›