Në vjeshtë nis faza përgatitore për bisedimet Prishtinë-Beograd
shtysë e re pas vizitave të diplomatëve të lartë amerikanë dhe evropianë në Beograd e Prishtinë këto javët e fundit. Zyrtarët ndërkombëtarë kërkojnë që të hiqet dorë nga këmbëngulja për hapjen e çështjes së statusit. Megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini, la të kuptohet në Prishtinë se bisedimet mes të dyja palëve do të mund të fillojnë menjëherë pas takimit rajonal në Sarajevë, që pritet të zhvillohet në qershor, nën organizimin e BE. Tri mendohet të jenë fushat kryesore të bisedimeve mes palëve: decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe veriu i Kosovës, që të tria të negociuara edhe gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish-i dërguari i OKB, Martti Ahtisaari. Burimet thonë se Prishtina zyrtare do të mund të krijojë të paktën tetë grupe punuese të cilat do të ndihmonin në përgatitjen teknike të bisedimeve. Sipas po të njëjtave burime, bisedimet e ripërtërira mes Prishtinës e Beogradit do të lehtësohen, fillimisht, nga diplomatë evropianë që aktualisht janë në Kosovë. Mësohet se ambasadori italian, Michael Giffoni, që është emëruar i dërguar i BE për veriun dhe ambasadori grek Dimitris Moschopoulos, i dërguar i BE për trashëgiminë kulturore, do të mund të ndihmojnë në lehtësimin e dialogut për çështjet teknike. Faza përgatitore besohet të jetë muaji gusht i këtij viti, për të hapur pastaj rrugën për fillimin e bisedimeve në nivelin teknik, që megjithatë, mendohet se do të rritet në një përfaqësim ministror duke i dhënë, siç mendohet, seriozitet më të madh bisedimeve. Burime diplomatike thanë se rihapja e një numri diskutimesh, duke përjashtuar çështjen e statusit, ka shumë gjasa që të bëhet menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Gjykata mund ta shpallë vendimin, më së largu, deri nga muaji korrik, ashtu siç ishte paraparë edhe në fillimin e punës së saj, pavarësisht kërkesave të Beogradit për shtyrjen e vendimit deri në nëntor të këtij viti. Sidoqoftë, bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes palëve do të mund të rifillojnë këtë vjeshtë dhe palët, Prishtina dhe Beogradi, do ti konsiderojnë ato sipas interesit të tyre, bisedime teknike apo për statusin.
Last Updated on E Hene, 03 Maj 2010 18:53